Tomislav Marković

Tomisllav Markoviq: Nuk duhet harruar faktin se Kosova është shtet i pavarur, për shkak të krimeve që ka kryer Serbia

Serbëve u duhet përkujtuar se Kosova është shtet i pavarur, që është larguar nga Serbia, për shkak të shumë viteve të aparteidit, dhunës, abuzimit, persekutimit, spastrimit etnik, krimeve të luftës, vrasjes të civilëve varrezave masive…

Protestat qytetare që janë mbajtur pothuajse tre muaj në të gjitha qytetet e Serbisë kanë sjellë një risi të rëndësishme në skenën politike të vendit. Për herë të parë në historinë e kohëve të fundit, ka pasur një ndërgjegje, që lë të kuptohet  që nuk është e mjaftueshme vetëm ta heqin nga froni sundimtarin autokratik, Vuçiq, por është e nevojshme për të ndryshuar tërë sistemin. Qytetarët mblidhen për demonstratat kryesisht për ta shprehur pakënaqësinë me qeverisjen katastrofale  të Aleksandër Vuçiq dhe shpurës së  tij, por me një ndërgjegje të pastër, që quhet fuqia progresive, degë më radikale e një traditë të gjatë autokratikë që mund dhe pretendohet   të vazhdojë  qeverisjen edhe  pas rënies së Vuçiqit. Qytetarët janë kundër oligarkisë politike, e cila insiston  që i gjithë vendi të kthehet në pronësi private, të shemben institucionet, mediet dhe fjala e lirë…

Edhe pse demonstratat fillimisht ishin organizuar nga partitë opozitare, ato shpejt janë zgjeruar në protesta civile, dhe tashmë demonstruesit kanë treguar një distancë të caktuar ndaj partive opozitare. Opozita ishte ajo që më shumë po afishohej në protestë sesa të përcaktonte drejtimin dhe karakterin e saj. Kështu u ngrit në “kontratën me njerëzit” të cilët kërkonin qytetarë kryengritës, si një hap i parë në ndryshimin e sistemit politik,  si një prelud për konvertimin e një shteti autokratik në një shtet me sundimin e ligjit, ndarjes së pushtetit dhe kontrollit të tij.

Megjithatë, akuzat më të çuditshme, që drejtoi Vuçiq kundër protestuesve, në fjalimin e  tij ishte kur ai tha sesi mendonte, që protestuesit bashkëpunonin edhe me Ramush Haradinajn për ta rrëzuar nga pushteti. Kjo tezë është pranuar nga zyrtarët e shumta të tillë, si ministri i Punës, Zoran Gjorgjeviq dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin të cilët shpërndanë hamendësime të tilla në media. Dhe këtu e shohim të gjithë absurditetin e skenës politike në Serbi, nëse ajo që po ndodh në jetën e saj mund të quhet fare politikë.

Qeveria akuzon opozitën për bashkëpunim  me politikanët në Prishtinë, opozita akuzon qeverinë për çështjen e Kosovës, dhe të dyja janë duke punuar shumë për ta ruajtur Kosovën brenda kufijve të Serbisë.

I ashtuquajturi koalicion progresiv dhe Aleanca për Serbinë, pika qendrore të politikave të tyre kanë  luftën për Kosovën. Atyre u duhet përkujtuar se Kosova është shtet i pavarur, që është larguar nga Serbia për shkak se shumë vite ka ushtuar politikë të aparteidit, dhunës, abuzimit, persekutimit, spastrimit etnik, krimeve të luftës, vrasje të civilëve dhe  varrezave masive

( Pjesë nga një vështrim i gjatë i analistit serb, Tomisllav Markoviq, botuar në Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …