Trajnimet profesionale mundësi për punësimin e të rinjve Mitrovicas

Duke konsideruar papunësinë e të rinjve si një nga çështjet më të ndjeshme, Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal–Veri, organizoi trajnimin për punësimin në distancë, të njohur si punësimi nga shtëpia – Freelancing. Për rëndësinë e trajnimit dhe mënyrën e vetëpunësimit online në kompani të cilat merren me teknologji informative, shumë të rinjve të interesuar ju folën drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe  Zhvillimit Ekonomik në Mitrovicë Nasuf Aliu, drejtoresha e AZHRV-së Rreze Duli dhe menaxheri i programit Mehmet Berisha. Drejtori i drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik  Nasuf Aliu, falënderoj të rinjtë për pjesëmarrjen e tyre në këtë trajnim, duke shtuar se ky hap është shumë i rëndësishëm për të rinjtë, pasi që nëpërmjet trajnimeve ata vetëdijesohen për mënyrën e vetëpunësimit online. Në anën tjetër Rreze Duli, prezantoi shkathtësitë e nevojshme që duhen apo kërkohen sot për tu kualifikuar për të gjetur një punë online. Fokusi kryesor i prezantimit të drejtoreshës Duli, ishte tek shkathtësitë që kërkohen kohëve të fundit, profesionet dhe kualifikimet.

Në trajnim u potencua nevoja për tu treguar sa më inovativ. Ata u inkurajuan që përveç një diplome sot duhet të mësohen edhe gjuhët e huaja në mënyrë që të përgatiten për një treg më të gjerë të punës. Po ashtu, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Nasuf Aliu, i njoftoj pjesëmarrësit  për aktivitetet të cilat janë në proces, duke bërë të ditur se në një të ardhme të afërt  priten të gjenerohen vende të reja pune në parkun e biznesit, parkun industrial, pastaj me ndërtimin e pishinave olimpike dhe gjysmë olimpike, të cilat në fakt priten të  përfundojnë gjatë këtij viti, si dhe për  kompaninë Gjermane TQ Link,  e cila pritet të punësojë rreth 300 të rinj mitrovicas të cilët e zotërojnë  mirë gjuhën gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …