Donald Trump deklarohet i pafajshëm nën akuzat për tentim përmbysje të rezultateteve në zgjedhjet presidenciale

Tramp: Marrëveshja e nënshkruar në Uashington ndali vrasjet masive mes serbëve dhe shqiptarëve (!)

Gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka vlerësuar tejet lart marrëveshjen e nënshkruar në Uashington për të cilën ka thënë se e ka ndalur vrasjen masive mes shqiptarëve dhe serbëve(!). Ai ka shfaqur bindjen e tij se do ta marrë Çmimin Nobel për Paqe shkaku se arriti t’i detyrojë Kosovën dhe Serbinë të nënshkruajnë marrëveshje për normalizim ekonomik. “Tregimi tjetër, jam i sigurt se do të jetë një Çmim Nobel për Paqe. Ne po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata e kanë vrarë njëri-tjetrin për shumë vjet. Ata do t’i ndalin vrasjet”, ka theksuar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duke barazuar kështu agresorin me viktimën!

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …