Greqia e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës por pozicioni i saj për mos ta njohur pavarësinë mbetet i pandryshuar

Transparency International ka nënvizuar faktin mbi përkeqësimin e situatës së sundimit të ligjit në Greqi

Transparency International  ka nënvizuar faktin që në vazhdën e letrës së saj mbi përkeqësimin e situatës së sundimit të ligjit në Greqi, Parlamenti Europian miratoi rezolutën që ngre alarmin mbi këto zhvillime tejet shqetësuese, siç i përshkruan organizata e njohur e për betejën e saj kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Komisioni Europian duhet të veprojë tani”, vazhdonte mesazhi i prerë i saj, si një thirrje për të mos e lënë situatën të kalojë pa vëmendjen e duhur. Rezoluta e miratuar më herët nga Parlamenti Europian me 330 eurodeputetë që votuan pro, 254 kundër dhe 26 abstenime, ishte një goditje e fortë për Athinën zyrtare duke përmendur aty hapur  përgjimet dhe survejimet, hetimet e çala për aksidentin e trenave në Tembi një vit më parë, mbytjen fatale të anijes në Pylos me qindra klandestinë dhe dëbimet e paligjshme të emigrantëve të paligjshëm, lirinë e shtypit  dhe “sulmet kundër shoqërisë civile”. Parlamenti Europian shprehte aty hapur shqetësimet e tij lidhur me përqëndrimin e pushtetit të medias në duart e oligarkëve si dhe mënyrën e shpërndarjes se subvencioneve shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …