Tre piktorë nga Mitrovica marrin pjesë në Koloninë ndërkombëtare të peizazhit në Itali

Vazhdojnë të arrin vlerësimet dhe mirënjohjet për piktorët mitrovicas. Kështu, në Koloninë ndërkombëtare të piktorëve të peizazhit, organizuar nga Instituti i Librit dhe Promocoonit të  Tiranës dhe “Minerva Resort & SPA” me seli në Itali, Kosovën dhe Mitrovicën do ta përfaqësojnë tre piktorët e njohur mitrovicas: Skender Idrizi, Tafil Peci dhe Shyqri Çeliku. Kolonia e piktorëve të peizazhit “Bregdeti Jonian i Italisë në Telajo”, do të mbahet nga data 13 deri më 18 prill 2017,  në Sibari, Rossano, Corigliano, Villapiana dhe komunat arbëreshe Civita, Frascineto dhe Spezzano. Ftesa në adresë të piktorëve të dëshmuar nga Mitrovica, ka ardhur pas vlerësimit të punëve të tyre në fushën e pikturës nga ana e organizatorëve, që është gjithsesi një vlerësim dhe mirënjohje për ata, por edhe për qytetin e Mitrovicës. Në Koloninë e piktorëve të peizazhit “Bregdeti Jonian i Italisë në Telajo”, marrin pjesë artistë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova,  Mali i  Zi dhe Italia.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit u mbajt takimi i rregullt koordinues me drejtorë dhe kryetarë të këshillave të shkollave

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi së bashku me drejtorin e DKA-së …