“Trimëresha” Mimoza Kusari: Më mirë t’ ua paguajmë rrymën serbëve në Veri, sesa të na i vrasin policët (!)

“Trimëresha” Mimoza Kusari: Më mirë t’ ua paguajmë rrymën serbëve në Veri, sesa të na i vrasin policët (!)

Trimëresha e Qeverisë Kurti, deputetja Kusari Lila, deputetja më e zhurmshme e Kuvendit,   theksoi se më mirë është të ndahen mjete prej KOSTT-it për veriun,  dhe t u paguhet rruma serbëve në veri, sesa të dërgohen forca policore dhe të kthehen në arkivol, sikur rasti i policit, Enver Zymberi. Ajo tha se Qeveria obligohet që brenda afatit 6 mujor të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi në bashkëpunim me palët përgjegjëse për konsumatorët në katër komunat e Kosovës. “Jemi duke bërë zgjidhje për shtet të Kosovës, për atë çka nuk është bërë deri tash, sepse më mirë është të bëhet zgjidhje sot me mjete që ndahen prej KOSTT-it, se sa, pasi po doni politikë, të dërgohen forca policore e të na kthehen në arkivol, qysh na është kthyer Enver Zymberi. Kjo implikohet. Tërë dita na ka shkuar duke përmend të vdekur në seancë, por ju tregoj edhe këtu ka mundësi. Kjo është çështje e sigurisë”, tha Kusari Lila. Vetëvendosistët dinë të ballafaqohen me policët shqiptarë në Prishtinë, por në Veri e kanë provuar të shkojnë gjatë fushatës zgjedhore dhe janë kthyer “të lagur” nga shiu.

Sipas rezonimit të kësaj zonje, në analogji me këtë konstatim paranojak të saj,  i bie sikur po të na kërcënonte Serbia me rikthimin e forcave të veta, më mirë do të ishte ta pranojmë ripushtimin sesa të lejojnë  të na vrasin serbët, sikur na kanë vrarë.

Konstatimi i tillë i papërgjegjshëm,  pacifist e qyqar  i kësaj deputeteje, “ avullon” trimërinë e  mujsharëve të Vetëvendosjes, të cilët për shumë vjet janë kacafytur  gjatë protestave në Prishtinë me policët shqiptarë, por ja që kur vjen rasti ta tregojnë jo vetëm trimërinë, që nuk e kanë treguar kurrë në vend të duhur, ata duhet të mësohen t’i  zbatojnë ligjet e vendit. Është e papërgjegjshme dhe e dënueshme kombëtarisht përmendja e emrit të policit dëshmor, Enver Zymeri, pasi asokohe Vetëvendosja kishte deklaruar së ai kishte qenë polic i Hashim Thaçit dhe ishte vrarë për interesat e tij dhe jo për shtrirjen e ligjit në veriun e vendit.  (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja, Vjosa Osmani, thotë se nuk është konsultuar, as dakorduar në lidhje me letrën e zotimit të Qeverisë për Asociacionin

Kryetarja, Vjosa Osmani, thotë se nuk është konsultuar, as dakorduar në lidhje me letrën e zotimit të Qeverisë për Asociacionin

Kryetarja, Vjosa Osmani thotë se nuk është konsultuar, as dakorduar në lidhje me letrën e …