Rexhep Selimi

Trupi gjykues pranon mocionin e paraqitur nga avokati i Rexhep Selimit, për kundërshtimin e dëshmisë jashtë periudhës kohore të aktakuzës

Në seancën e sotme,  që po mbahet në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, Trupi gjykues, ka pranuar mocionin e paraqitur nga mbrojtja e Rexhep Selimit për kundërshtimin e dëshmisë së një dëshmitari lidhur me dy incidente të pretenduara, të cilat kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të aktakuzës. Avokati  ka paraqitur mocion dhe kundërshton dëshminë e dëshmitarit për dy incidente të pretenduara që kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të aktakuzës”, tha fillimisht gjykatësi Çarles Smith. Ky informacion i dhënë është i paverifikueshëm. Trupi gjykues miratoi mocionin e avokatit të Rexhep Selimit. Nuk lejohet Prokuroria të bëjë pyetje për incidentet e përshkruara në paragrafet 3. 16 dhe 23 të materialit. Sa i takon dëshmisë së dëshmitarit, duhet redaktuar referencat lidhur me këto sulme nga çdo material që synojnë të paraqesin si prova. Së fundmi, palët duhet t’i dorëzojnë versionet e redaktuara deri të hënën”, tha Smith. Trupi gjykues ka konstatuar se pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …