Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni i ka dërguar reagim me shkrim kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në lidhje me emërimin e Gjergj Dedaj në postin e ambasadorit të Kosovës në Maqedoni. Jemi kategorikisht kundër që një person me mentalitet fashizoid dhe primitiv të jetë ambasador në vendin tonë, i cili në çdo segment maksimalisht mundohet të promovojë multietnicitetin. Jemi të bindur se pranimi i një personi të tillë si ambasador në Maqedoni, do të rezultojë negativisht në marrëdhëniet multietnike, por edhe në miqësinë mes Maqedonisë dhe Turqisë”, theksohet në reagimin e partisë turke në Maqedoni. Gjergj Dedaj deri para disa ditëve ishte zëvendës ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, por u detyrua të largohet nga posti për shkak të reagimit të turqve të Kosovës, të cilët edhe e kanë paditur për shkak të urrejtjes e përbuzjes në baza kombëtare e fetare.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Molliqaj: Vetëvendosje nuk e dëshiron zbardhjen e rastit Dehari, për shkak të mungesës së përfitimit politik
Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së, ka shkruar për përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, duke …