Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: A ka hyrë Kosova në rrugë qorre në Bruxelles…?

Richard Holbrooke: “E kam ditur që duhet t’iu mbrojmë nga serbët, por nuk e kam ditur se duhet t’iu mbrojmë edhe nga vetja juaj..” !!!

Imagjinata e njeriut është e zhvilluar, edhe rasti i Kirbyt, pastaj i Iljaz Baznës-Ciceros i bënë më të vyeshëm zhvilluesit e teorive të konspiracionit… nuk besoj që ka njerëz të krisur të shkon deri këtu puna, ndoshta këtyre të cilët angazhohen për “realitete” të reja nuk bënë të përgjithësojnë gjërat, ja pse, shumica e veprimtarëve humanist ishin pjesë e organizimit në LDK, ata nuk ishin përqëndruar në besnikërin ndaj LDK-së, se nuk ka pasur asnjë udhëzim të shkruar i sjelljes së qytetarëve në rast krize, në rast lufte, pra nuk ka pasur asnjëherë ndonjë plan operacional i evakuimit të popullatës, nuk kishte as ne fushat e turpit në Bllacë, në Stankovec.., e ne kampe tjera, aty duhet të vërehej organizimi i popullatës, jo ashtu siç ishin të dispersuar pa ditur se ku po orientohen. Eshtë një fakt i pamohueshëm se LDK-ja, respektivisht komisioni përgjegjës i mbrojtjes territoriale kishte hartuar lista të njerëzve me pervojë lufte, ata kishin shpërndarë edhe pyetësor dhe formularë që do të duhej të plotesoheshin nëpër Bashkësi Lokale, thënë të drejtën ishte kjo nje kopje e zymtë e planeve të mbrojtjes popullore, të cilat i kishte shpërndarë Sekretariati Komunal i Mbrojtjes Popullore, i cili kishte selinë nëpër komuna, dhe po ai udhëzues i përshtatur rrethanave kishte shërbyer për këtë qëllim. Por, përgjegjësit u arrestuan, disa prej tyre ikën jasht vendit, dhe është i arsyeshëm skepticizmi se ato lista kanë rënë në duart e serbëve, dhe tash me po ato lista përpiqen të krijojnë huti në vend.

 

Autonom-ismi…

Eshtë edhe një gjë evidente të cilën nuk e përmenda, gjatë luftës lideri i shqiptarëve-presidenti Rugova, ishte izoluar me familje, dhe pushteti serbian me makinacione të ndryshme pretendonte të materializoje politikisht atë ngujim, prandaj u detyrua që të formojë qeverinë kuislinge të autonomistëve të Kosovës, për kryeministër ishte paraparë Adnan Merovci. Ai nën përcjelljen e policisë serbe kishte kaluar ne Shkup dhe përmes një emisioni pamor të adaptuar në TV Era kishte bërë përpjekje të takonte kryesinë e LDK-së, e cila veq kishte dalur me informatë se për shkak të rrethanave të krijuara në terren nuk do të pranohet asnjë marrëveshje e nënshkruar e Dr. Rugoves. Po për këtë ishte liruar përkohësisht, nën përcjelljen e agjentëve serb, mandatari i detyruar me dhunë z. Adnan Merovci ishte detyruar t’i drejtohej kryesisë së LDK-së dhe simpatizuesve të saj, të cilët ishin shkapërderdhur dhe nuk kishin më asnjë ndikim në Kosovën e zbrazur, në të cilën qëndronin banorët e mbetur të grumbulluar në Prishtinë dhe sovranët me armë në dorë të UÇK -së. Një ndër shkaqet e likuidimit fizik të prof. Fehmi Aganit ishte oferta për përfshirjen e tij në qeverinë autonomiste (kuislinge) të Kosovës, pasi që ai kishte refuzuar një plan të tillë ishte ekzekutuar. Ka edhe shumëçka tjetër qe është e mbyllur për opinionin, por në t’ardhmen sigurisht shumë fakte do të zbardhen…A nuk ishte përpjekja e Adem Salihajt, i cili përflitet se ka 2500 fletë dokumentacion të këtij shërbimi të mbrojtjes nëpër komuna, të cilët nuk shkrepën asnjë plumb, pse nuk i bënë publike ai këto…, e dini pse sepse nuk është koha, Kosova është në valën e bisedimeve me serb, dhe koncesionet e para për veriun veç po ndriçohen, çka do të ndodhë me të nesërmen, nuk e dimë, bile ne që nuk kemi në dispozicion ato kallaballëk letra, së pari të konesioneve të pakos Ahtisaari, tani do të perfundojnë në Ahtisaari plus, veç të gjithëdijshmit-politikucët e dijnë…

Dorëheqjet…

Të gjitha këto ngjarje të njëpasnjëshme kanë mbetur disi të zymta, nën hijen e kohës, dhe për to nuk ka pasur ndonjë analizë e thuktë nga ndonjë qendër për studime strategjike, edhe brenda subjekteve politike, të cilat servojnë programe bajate të kopjuara dhe kanë futur popullatën në dallime “horruku” të preferencave politike partiake. Cilat janë detyrat e tyre, a duhet ata të merren me prognoza të rrejshme që krijojnë nebulozë në opinion “jo do të bie shi”, “jo s’do të bie shi”, mirëpo ata që kanë kujtesën akoma të freskët e dijnë se lideri i LDK-së menjëherë pas luftës, nën presionin e diplomatit françez Kushnerit, kishte bërë shpërndarjen e parlamentit dhe kishte dhënë dorëheqje nga detyra e presidentit të zgjedhur me vota, pa iu drejtuar “in person” zgjedhësve, të njëjtën gjë kishte bërë edhe kryeministri që doli nga marrëveshja në Ramboulliet, për formimin e qeverisë së përkohshme, dhe në po atë qeveri, pat pranua participimin LDK-ja, dhe po e njëjta marrëveshje nuk u zbatua asnjëherë. Shkaku i kësaj mosmarrëveshje në nivel qendror, “detyrojë” Thaçin të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit, dhe të pranojë shpërbërjen e UÇK -së, dhe pacifikimin e saj, dorëzimin e armëve, duke i hapur rrugën krijimit të institucioneve të brendëshme, të cilat nuk kishin ndonjë pranim ndërkombëtarë, e çfarë ishte produkti i politikës shqiptare, ishte nënshtrimi institucional që në fillet e para të pasluftës, i krijimit të KPA-së, pastaj i Këshillit Tranzitor, ato në fakt ishin institucione parazite të papërfillshme, të cilat as që veneroheshin në mega-strukturën e UNMIK-ut, të instaluar nga OKB. I pari që u “viktimizua” politikisht ishte kryetari i LBD-së Rexhep Çosja, pjesëmarrës i bisedimeve në Ramboulliet, dhe njëri ndër nënshkruesit e saj, i cili kështu “varrosi” subjektin politik të posaformuar gjatë luftës, LBD-në, në të cilin kishin gjetur vendin të burgosurit politik. Shumica nga ata duke parë rrezikun e falimentimit politik dhe kapitalit të tubuar nga vjetët e kaluara në burgjet serbe aderuan së pari në Drejtorinë politike të UÇK-së, duke u bërë pastaj njerëz me ndikim në njërën nga dy subjektet politike, të cilat shfrytëzuan luftën si bagazhë politik, në PDK.

E vërteta për luftën çlirimtare

Cila është e vërteta për luftën çlirimtare në Kosovë, sigurisht partitë politike nuk mund të shtyhen njëra me tjetrën që e bënë luftën, e vërteta më e madhe është se luftën në Kosovë e bënë çlirimtarët, ata ishin populli, dhe djemtë e vajzat e popullit, jo partitë politike. Partitë politike shpesh e pervetësojnë luftën çlirimtare, në mënyrë jo të ndershme, për interesat e tyre, ato akoma e shfrytëzojnë atë si mekanizëm fushatash elektorale. Të thuhet se Kosova kishte komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës është manipulim me të vërtetën, ai asnjëherë nuk ka thënë diçka të tillë, as para luftës, as gjatë luftës, as pas saj, përkundrazi projekti i tij ka qenë paqesorë, që definitivisht u tregua i dështuar, por të drejtën e përvetësimit të lavdisë së luftës nuk e ka as Shtabi i Përgjithshëm, as Drejtoria politike. Eshtë çështje tjetër, akoma e pandriquar, kush është përgjegjës për humbjen e aq shumë të rinjve në kufi, në pritë, por edhe të lënies në harresë të luftës që bënë Jasharajt, pa asnjë ndihmë konkrete nga fëqinjët dhe bashkëluftarët e tij. Pse tash pa fije turpi publikojnë fotot e heroit kombëtar Adem Jashari, këtë e bëjnë për të mashtruar opinionin, edhe fotoja e publikuar në aeroportin Rinasi tregon deri ku ka shkuar mashtrimi, çfarë pasqyron ajo fotografi, ka per qëllim ndërrimin e tezave të luftës, apo të shfajësimit historik, për mospjesëmarrje në luftë, apo për thirrje në luftë çlirimtare, në asnjërën rast nuk duhet të ideologjizohet lufta, ajo nuk ishte partiake as ideologjike, ishte e pastër dhe çlirimtare; Serbija shqiptarëve ua imponoi luften, shqiptarët pa dallim cilës parti apo lëvizje i takonim, i kontribuam luftës. Sërbia bëri luftë për t’i shfarosur shqiptarët fizikisht, por edhe për t’i dëbuar masovikisht, Serbija dhe serbët për të gjithë ne ishte armik. Serbija dhe serbët urrejnë shqiptarët si popull, e jo ndonjëren nga partite politike kososovare, tjetër gjë është se gjërat kanë ndryshuar në favorin e shqiptarëve, por jo për të ndërsyer ata në njëri tjetrin për shkak të dallimeve ideologjike, ata duhet të konsiderohen rivalë në garim, asgjë më tepër.

 

Negociatat…

A mund të ndodhë që marrëveshja që po negociohet me palën serbe të ketë reperkusione të mëtejme në statusin e Kosovës? Mund të ndodhë të ketë, ngase realiteti në terren do të ndryshojë, institucionet okupuese serbe do të legalizohen dhe do të dalin nga izolimi ndërkombëtarë, është e qartë që koha do të bëjë të veten… Kosova nuk ka potencial ushtarak që të ndërrojë gjërat në favor të saj, ndërsa serbët të përkrahur fshehtas, por edhe ashiqare nga Serbia do te krijon tensione të vazhdueshme, ndoshta jo ushtarake, se nuk do të ketë nevojë, por juridike…, vet forma e re e pushtetit në komunat serbe në veri, me ndihmën e vazhdueshme të pushtetit serb do te ishte më e fuqishme se pushteti qendror, ky ndryshim rrënjësor do të ndryshonte fuqinë e pushtetit edhe në komunat me shumicë shqiptare, varësisht kush do të ketë pushtetin qendror…, tash për tash është i favorshëm për PDK-në, ata kanë pushtetin në Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj, ndërsa Prishtina, Peja dhe Gjakova janë nën pushtetin lokal të opozitës…në një moment tjetër kur shumicën do ta ketë opozita, atëherë domosdo do të duhej te mbahen zgjedhjet e lira si gjithkund në botë, meqë pushteti qendror nuk do të ishte më stabil…A ka mundësi që çështjet, kështu si janë, të zgjidhen në tavolinën e bisedimeve? Nëse palët mbajnë qëndrimet fillestare të palëkundura, nuk ka mundësi, realiteti në terren është në anën e serbëve, ata kanë vetëm një problem, izolimin nderkombëtarë, por edhe fuqine e shtetit në kufi, i cili mund të instrumentalizojë popullatën vendore serbe, sa herë ka nevojë, a mundet bashkësia ndërkombëtare të vejë kushte, mundet, por sigurisht nuk është e interesuar që ta izolojë Serbinë edhe më, apo eventualisht t’i vejë sanksione, ngase i tërë rajoni sërish do të kethehet në ngërq…cila është pra zgjidhja nëse palët mbajnë qëndrimet e tyre, rreziku i lëshimit pe është në palën më të dobët shqiptare të Kosovës, të themi që edhe ata do të jenë te kujdesshëm dhe do të mbajnë pozitat e deklaruara, atëherë çështja do të vazhdojë me “status quo”, por a do të mundet Serbia, respektivisht Kosova t’i mbaje qëndrimet e betonuara, ata duhet t’i masin raportet sa do te jenë në gjendje ta mbajnë situatën stabile para shpërthimeve sociale…Unë mendoj se për palën kosovare është shumë i rëndësishëm territori dhe pasuritë natyrore dhe menagjimi i tyre në nivel qendror…, pra i tërë përqëndrimi duhet të fokusohet aty, çështjet tjera të të drejtave mund të zgjidhen lehtë, demokracia bënë të veten…, fuqia ekonomike e Kosovës janë resurset minerale, çështjet tjera rregullohen më lehtë, vet përmbushja e standardeve për anëtaresim në BE i detyron palët…, pra kujdes me retorikën që herë pas herë dëgjohet, i lëvizjeve të detyrueshme të popullatës, apo të këmbimit të territoreve, jo që është e pacipe, por është e pavend dhe jo reale, sepse Luginën e Preshevës tashpërtash e menagjon Serbia, por edhe realiteti në veriun e Kosovës është ne favor të saj…Pozita dhe opozita duhet te kuptojne realitetin dhe duhet të bashkëpunojnë njëra me tjetrën, përndryshe më vonë nuk do të jetë me rëndësi kush është në pozitë e kush në opozitë, atëherë kur do të bëhet vonë…

Asociacioni…

Asosiacion, im.sh,-E, ET spec. Shoqerim, Asociacion perfytyrimesh (mendimesh). Asociacion idesh (fjalesh). Ngjall asociacione… e tëra është fasadë e asaj që po ndodhë në Bruxelles, ka filluar te arnohen ndresat e brendshme të Ahtisaarit, gabim, ato janë gjëra personale, dhe per te brendshmet nuk bene te flitet jasht shtepise…, se behesh gazi i dynjas.

  1. Kryeminister ju thatë se nuk do të bisedoni për platformën serbe në Bruxelles, por çështja e bashkësisë së komunave ishte aty, dhe u bë objekt i dialogut dypalësh, q’i duhej palës shqiptare të negociojë per asociacion komunash me një shtet tjetër, kur asociacioni qenka në kushtetutën e Kosoves, për gëera që nuk i ke të qarta mund t’i drejtohesh për spjegim Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, jo Daçiqit…, dhe për çështje të rregullimit të brendshëm nuk bisedohet me të huajt… ju keni filluar të deformoni hartën e Kosovës me vizore si Stalini dikur… Ju duhet t’i jepni përgjegjësi atyre qe ju paguajnë, për këtë keni mandatin, jo të tjerëve të cilët nguten me hy në Evrope pa plotësuar njrin ndër standardet themelore të fqinjësisë së mirë dhe të kufijve stabil.

Kosova ka hyrë në rrugë qorre në Bruxelles, së pari dialogu teknik, pastaj marrëveshje për bashkësi komunash, tash janë lansuar ide të reja si çështja e zgjedhjeve dhe ndryshimet kushtetuese, pastaj rritja e numrit të parlamentareve nga 120 ne 140 etj…, për të cilat nuk dua të lëshohem në analiza të ekzagjeruara sepse do të ishin të kota dhe të pafundme, prandaj duhet zgjedhur një menyrë tjetër… Eshtë çështje tjetër reintegrimi, ndërsa çështje tjetër territori…, nuk ëhtë aspak e dobishme ndarja e Kosovës në baza etnike dhe territoriale, ku valon flamuri serb, dhe tregetohet me dinarë, dhe legalizohen okupuesit, mund të bëhet eventualisht për arsyeshmëri ekonomike, sepse dromcimi territorial nuk do te ndalej, më vonë nje do të rritej mundësia që kerkesa të tilla të njëjta do ta shtronin edhe komunitetet tjera, dhe çka po iu mbetet shqiptarëve “të trashët e Sylës”, duke lënë të hapura mundësitë e mëtejme të hargjimit të ideve kreative per Kosovën, dallimet në mes të serbëve dhe kroatëve para fushatës “Stuhia” thuase janë identike me ato të veriut, pra nuk duhet lejuar të rregullohen ato raportet në mes vedi ashtu, ngase çdo marrëveshje negociuse është e re, nuk është “copy” dhe “paste”. Dhe mu kështu, ashtu si ndodhi ngjashëm në korrikun e vitit të kaluar, kishte ndodhur me marrëvshjen e Eruditit, pas operacionit të forcave kroate “Stuhia”, që edhe ashtu i kishte paraprirë Marrëveshjes së Dejtonit, pra marreveshja e Eruditit ishte nënshkruar para marrëveshjes së Dejtonit, dhe kujdesej për rientegrimin e serbëve në kuadër të territorit kroat, e çka janë ndryshe negociatat sponzoruese të BE-së, përpos gjetja e formulës për reintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, por si do të ndodhë kjo kur Serbia dhe serbët e veriut nuk njohin të drejtën e juridiksionit të Kosovës mbi këtë territor. A mund të ketë ngjashmëri Plani Z4, i paraparë, por jo i realizuar, nga bashkësia ndërkombëtare për Krajinën Autonome Serbe, të cilin nuk e pat pranuar pala serbe dhe kishte shumë kompetenca të zgjeruara “te shtetit në shtet” me platformën serbe dhe projektin e Bashkësisë se Komunave serbe, ndoshta po, ndoshta jo krejtësisht, por disa elemente. Sipas Planit Z-4 Krajina autonome Serbe kishte legjislaturën, Presidentin, Qeverine dhe gjykatat. Ajo do të kishte policinë, jo ushtrinë. Gjithashtu do te kishte një gjykatë te posaçme Kushtetuese. Sipas këtij plani Krajina do të gëzonte autonomi të plotë në fushat e ekonomisë, politikës sociale, kulturës, tatimeve, turizmit, energjisë, mbrojtjen e mjedisit, etj, ndërsa nën juridiksionin kroat, do të mbeteshin çështjet të tjera si ato të jashtme, të mbrojtjes, shtetësia, tregtia ndërkombëtare, financat, etj. Me atë plan krahina autonome do të kishte monedhën e vet te veçantë, qytetarët e saj do të kenë të drejtën e shtetësisë së dyfishtë, e cila do të kishte mundësinë e ruajtjes se marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përfundimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në arsim, kulturë dhe turizëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Periudha e rezistencës së vitit 1981 kërkon qasje, qëndrim dhe emërtim të saktë historik e shkencor

Ahmet Qeriqi: Marsi, Prilli e Maji i vitit 1981 vendosen themelet e Republikës së Kosovës

Demonstratat gjithëpopullore të Marsit dhe Prillit të viti 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive …