U bënë homazhe para bustit të dëshmorit të kombit, Hamëz Thaçi në 25 vjetorin e rënies

Drejtorë komunal të komunës së Rahovecit, familjarë e veteranë të UÇK-së, sot, bënë homazhe para bustit të dëshmorit të kombit, Hamëz Thaçi nga Xërxa, i cili është i vendosur në oborrin e shkollës së fshatit e që me krenari mban emrin e tij. Hamëz Thaçi, u përjetësua 25 vjet më parë në betejën e Koshares, si dhe ishte pjesë e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar. Ky trim i Rahovecit do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë për sakrificën sublime, trimërinë dhe përkushtimin ndaj UÇK-së dhe kombit shqiptar. Lavdi jetës dhe veprës së Hamëz Thaçit!

Kontrolloni gjithashtu

Vitia është shtëpia jonë e përbashkët!

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, i cili me 12 tetor pret të …