Sot u liruan nga spitali në Sllavonski Brod të Kroacisë, 26 mërgimtarët nga Kosova të cilët mbetën të lënduar nga aksidenti ku ditë më parë vdiqën 10 prej tyre. Një mjek nga spitali në Slavonski Brod tha se 26 të plagosur në aksidentin e trafikut në orën 13 e 30 janë liruar nga spitali dhe janë përcjellë për identifikim dhe strehim të përkohshëm derisa të merret një vendim përfundimtar nëse ndonjëri prej tyre do të vazhdojë udhëtimin e tyre në Kosovë ose për tu kthyer në Gjermani. Drejtoria e Spitalit ka sqaruar se dy pacientë me rrezik për jetën janë ende në njësitë e kujdesit intensiv dhe gjendja e tyre po monitorohet nga afër dhe po i nënshtrohet metodave të kujdesit intensiv.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …