U mbajt ceremonia e hapjes së punimeve të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu Bardhë

U mbajt ceremonia e hapjes së punimeve të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu Bardhë

Sot u mbajt  ceremonia e hapjes së punimeve të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu Bardhë. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se përmes kësaj autostrade po lidhet Anamorava me Kosovën Lindore. Ai shtoi se ky projekt është meritë e të gjitha qeverisjeve paraprake. Ka diçka qe na bënë me u ndie më mirë sot kur i kujtojmë të rëntë për liri pasi sot na është bashkuar edhe një ndjenjë tjetër. Sot atdheu ynë po bëhet më i bashkuar, ka thënë Haradinaj. Ndërsa Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se autostrada do t’i ndihmojë zhvillimit të bizneseve të kësaj pjese, derisa u bë me dije se projekti do të zgjas rreth 30 muaj, vlera e të cilit është 87 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …