U mbajt në Çifllak Dëgjimi Buxhetor me banorët e fshatrave përreth

Në kuadër të procesit të hartimit të buxhetit komunal të Rahovecit për vitin 2027, u mbajt në Çifllak dëgjimi buxhetor publik me banorët e fshatrave Çifllak, Polluzhë, Dobidol, Kramovik, Gur i Kuq dhe Mrasor.

Gjatë dëgjimit, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani, prezantoi kornizat buxhetore dhe mundësitë financiare për vitin 2027, ndërsa qytetarët paraqitën kërkesat, propozimet dhe prioritetet e tyre për investime në lokalitetet përkatëse.

Të gjitha kërkesat dhe sugjerimet e paraqitura do të shqyrtohen nga grupi punues dhe do të trajtohen gjatë përgatitjes së projektbuxhetit për vitin 2027, në përputhje me Udhëzimin Administrativ nr. 04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë …