Ramosaj dhe Haradinaj pritën në takim admiralin amerikan George Witkof

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me ish-Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, mirëpritën sot në Komunën e Deçanit delegacionin e lartë të NATO-s, të udhëhequr nga Admirali George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutas, me bashkëpunëtorët e tyre.

Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Komunën e Deçanit, bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in, si dhe për rolin e rëndësishëm që NATO ka pasur dhe vazhdon të ketë në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Me këtë rast, Kryetari Ramosaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s dhe KFOR-it ndaj sigurisë së qytetarëve, duke ritheksuar gatishmërinë për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar për të ruajtur një mjedis të qetë, të sigurt dhe mikpritës, në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …