Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur për nesër në një mbledhje Këshillin e saj të Përgjithshëm

U mbajt takimi i Kryesisë të Degës së V-të të LDK-së në Prishtinë

Kryesia e Degës së V-të e LDK-ës, mbajti mbledhjen e regullt  në Hajvali ku analizoj zhvillimet politike në përgjithësi  dhe u dakordua që ditëve në vijim të shtoj aktivitetin e vet nëpër nëndegë me qëllim të informimit të elektoratit me punën e LDK-ës  në nivel vendi dhe në veqanti në nivel të Komunës së Prishtinës. Kjo Kryesi, në koordinim me Kryesinë e LDK-ës, deputetët e LDK-ës në Parlamentin e Kosovës dhe këshilltarët e Degës së V-të në Kuvendin e Prishtinës do të organizojnë takime pune në nivele të ndryshme me qëllim të ngritjes të shkallës së komunikimit politik dhe organizativ dhe për të shqyrtuar të gjitha temat që kanë të bëjnë me zhvillimet në skenën politike dhe rrolin e LDK-ës në këto zhvillime.

Kryesia e Degës së V-të i uron kryetarit Isa Mustafa sherim sa më të shpejt dhe dëshiron që ai shumë shpejt të kthehet për të vazhduar punën e vet profesionale dhe për t’udhhequr LDK-ën në këto ditë kur Kosovës i duhet më së shumti. Kryesia e Degë  së V-të e LDK-ës njofton elektoratin e vet se shëndeti i Kryetarit Mustafa është stabilizuar dhe po përmirësohet relativisht mirë, prandaj ai së shpejti do të kthehet në Prishtinë për t’vazhduar punën.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …