U përkujtua dëshmori Avdullah Kodra

Në 18 vjetorin e rënies, në Prekaz të Poshtëm të komunës së Skenderajt, u përkujtua dëshmori Avdullah Kodra i cilin ra heroikisht më 29 mars të vitit 1999.

Në shënimit e ditës së rënies së tij pranë varrit të dëshmorit u bënë homazhe nga udhëheqës të Komunës së Skenderajt, familjarë, nxënës dhe mësimdhënës të shkollës së fshatit.

Në tubimin përkujtimor të mbajtur me këtë rast nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura ka çmuar lartë kontributin e dëshmorëve për lirinë e Kosovës, duke siguruar se institucionet komunale po ecin në rrugën dhe amanetin e dëshmorëve.

Ai po ashtu shprehu respektin maksimal për veprën e dëshmorit Avdullah Kodra dhe për familjen Kodra.

Në shenjë kujtimi për dëshmorin, Teatri “Kaqurrela” i Qytetit të Skenderajt dhe nxënësit e shkollës “Ilir Lushtaku” kanë shfaqur edhe një program artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …