U përurua libri, “Studime gjuhësore dhe publicistike” i autorit, Sheremet Krasniqi

U përurua libri, “Studime gjuhësore dhe publicistike” i autorit, Sheremet Krasniqi

Sot në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, u përurua  libri, “Studime gjuhësore dhe publicistike” i autorit, Sheremet Krasniqi. Për librin kanë folur prof. dr. Zymer Neziri,  i cili çmoi  lartë këtë vepër voluminoze, ku autori ka prezantuar shkrime të ndryshme publicistike, vështrime e komente dhe shkrime të tjera të botuara në periudha të ndryshme kohore. Për librin dhe krijimtarinë e Sheremet Krasniqit kanë folur edhe profesor, dr. Shyqri Galica, profesor, Hamdi Thaçi, dr. Shekfije Islamaj, të cilët kanë çmuar lartë kontributin shumëvjeçar të autorit, në studimet dhe votimet e tij të deritanishme.  Autori i librit, Sheremet Krasniqi përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje në përurim dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar për daljen në dritë të librit. Në fund, luftëtari, invalidi dhe veterani i luftës së UÇK-së, rapsodi i njohur Zeqir Zekolli këndoi dy këngët patriotike.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …