“Sot kujtojmë me nderim e krenari 28-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit: Ismet Jashari – Kumanova, Habib Zogaj – Arbëri, Nuhi Mazrreku, Afrim Buqaj dhe Gani Kastrati.
Ata ranë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, duke lënë pas një emër e një vepër që nuk do të harrohen kurrë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Nënkryetari i komunës së Malishevës, z. Vesel Krasniqi.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve!
I paharruar kujtimi dhe i përjetshëm nderimi për veprën e tyre.