U votua anashkalimi i rregullores për votimin me procedura të përshpejtuara të dy projektligjeve për EULEX-in

U votua anashkalimi i rregullores për votimin me procedura të përshpejtuara të dy projektligjeve për EULEX-in

Sot në Kuvendin e Kosovës me 80 vota për, 4 kundër dhe një abstenim, u votua  anashkalimi i rregullores për votimin me procedura të përshpejtuara të dy projektligjeve që kanë të bëjnë me vazhdimin e mandatit të EULEX-it në vendin tonë. Ismet Beqiri në emër të koalicionit PDK-LDK kërkoi që shqyrtimi i këtyre projektligjeve të bëhet në mënyrë të përshpejtuar. Edhe Adem Grabovci ka deklaruar pëlqimin e deputetëve të PDK-së. Glauk Konjufca ka thënë se Vetëvendosja  është kundër procedurës së përshpejtuar, meqë prej 15 qershorit të vitit 2014 është ditur  që me 15 qershor 2016 EULEX-it kalon mandati. Ky mision qe dy ditë po qëndron pa mandat në Kosovë. Kur po kryhen kështu punët shkel e shko po bëhet gjithçka gabim.  Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi nuk ka qenë i pranishëm në Kuvend  për të prezantuar projektligjet.

Kontrolloni gjithashtu

VMRO-DPMNE: Zaevi për të shpëtuar nga krimet pranon dygjuhësinë

Fronti Evropian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare

VMRO dhe Mickoski edhe zyrtarisht po proklamon koalicionin me Levicën e Apasievit dhe partinë ZNAM …