Airport Adem Jashari
kek
tv dielli
MIT
Fillimi / Dëshmorët / Fehmi Rama: Beqir Rexhepi dëshmor i 18-të në regjistrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari
Beqir Brahim Rexhepi (15.3.1968 - 28.2.1998)

Fehmi Rama: Beqir Rexhepi dëshmor i 18-të në regjistrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari

Ballkani Perëndimor ishte paqësuar më përfundimin e luftës në Kosovë, stabiliteti u kthye pasi SHBA-të bombarduan pozicionet serbe duke e vënë me vendosmëri jo vetëm paqen por edhe drejtësinë, me mbështetjen e aleatëve europianë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte katalizatori i gjithë këtyre zhvillimëve veprimtaria e të cilës ishte nga fillimi i vitëve të 90-ta të shekullit të kaluar. E tëra kjo rezultojë më dëbimin e ushtrisë dhe policisë serbe, dhe vendosjën e një misioni civil ndërkombëtar të quajtur UNMIK kompetencat e të cilit ishin në fillim pothuajse apsolute dhe më vonë gradualisht u bartën tek autoritetet vendore, gjersa në vitin 2008 vendi ynë shpalli pavarsinë. Ngjizja e pavarësisë së Kosovës u bë falë sakrificës sublime të Adem Jasharit dhe familjes së tij por edhe e shokëve të tij të cilët kaluan në përjetësi, disa nga t’a për të gjallë të Komandantit, sikurse heroi Beqir Rexhepi i cili është dhe protagonisti i  këtij shkrimi. Por për të njohur heroin në fjalë me mirë, të nisim rrëfimin që nga fillimi.

Beqir Brahim Rexhepi

Beqir Rexhepi ishte njëri nder luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i 18-ti në rexhistrin e Adem Jasharit, poashtu ishte nderë dëshmorët e parë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,ra heroikisht në betejën e Çirezit dhe Likoshanit më 28 Shkurt të vitit 1998. Shkollën fillore e kreu në vendëlindjen e tij në Çirez, ishte nxënës i zgjuar dhe tejët i vëmendshëm, buzagaz, i çiltër e i dashur. Regjistrohet në shkollën e mesme teknike “Ramiz Sadiku” të Skënderajit, të cilin pas katër vjetësh e kryen me sukses të shkëlqyeshëm.

Në vitin 1987 emigroi në Slloveni, ku dhe vuri kontakte me disa veprimtarë nga Kosova, që ishin organizuar në shoqatën kulturore “Migjeni”, në Lubjanë. Kohë pas kohe kthehet në familjen e tij në Qirez. Në vitin 1989 mori pjesë aktive në të gjitha manifestimet me karakter kombëtar që u zhvilluan sidomos në Skënderaj dhe në Drenas (ish – Gllogoc).

Inkuadrimi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

 Me thëmelimin e celulës së parë të UÇK-së në Prekazin heroik, Beqir Rexhepi vë kontakt më Adem dhe Hamzë Jasharin, nga të cilët armatoset me automatik dhe me dy bomba dore. Gjatë viteve 1996/1997, merr pjesë në shumë aksione kundër stacioneve policore serbe,të komanduara nga Adem Jashari. Me rastin e rrethimit të dytë të Kullës së Jasharëve në Prekaz, më 22 janar të vitit 1998, Beqiri katër ditë qëndroi në Prekaz, ditën e pestë nga Prekazi me urdhër nga lartë kthehet në Qirez. Asokohe në radhët e UÇK-së ishte edhe vëllai i tij Zeqiri dhe mixha Rexhep Rexhepi. Shtëpia e Brahim Rexhepit ishte një bazë e rëndësishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës rrëzë Çiçavicës.

 Beteja e 28 Shkurtit 1998, Çirez-Likoshan

 Më 27 Shkurt të vitit 1998, në mbrëmje, një njësit luftarak i komanduar nga Musë Jashari dhe Rasim Kiçina ndodhej në shtëpinë e Beqir Rexhepit. Përveç tyre, atë natë në odë ishin edhe Xhemë Kodra, Beqir Meha, Isë Ferat Beqiri, Skënder Gjeli, Jahir Hajdari, si dhe Beqir Rexhepi dhe vëllai i tij, Zeqiri.

Herët në mëngjesin e 28 Shkurtit, Musë Jashari me disa luftëtarë nga Qirezi ishte nisur në drejtim të bazës komanduese. Beqir Rexhepi me disa bashkëluftëtarë, me xhaxhanë dhe vëllanë e tij kishin mbetur në bazë. Musë Jashari do duhej të kthehej prapë, Beqiri së bashku me axhën e tij Rexhepin vëzhgonin tërenin, ndërkohë ndëgjojnë krisma në drejtim të Likoshanit dhe përnjëherë të dy kthehen në odë (e cila shërbente si bazë), i marrin armët dhe së bashku me luftëtarët e pranishëm, në mesin e tyre edhe Zeqiri, vëllai i Beqirit, nisen në drejtim të Likoshanit. Në Likoshan përgjatë rrugës së familjes Gjelaj-Ahmeti, hasin në patrullën e policisë serbe, në atë moment fillojnë luftimet, policët serbë sado që ishin zënë në befasi, kishin arritur të qëllojnë në drejtim të çlirimtarëve. Gjatë dyluftimit një plumb vdekjeprurës e kishte goditur axhën e Beqirit, Rexhep Rexhepin, i cili bie në altarin e atdheut. Bashkëluftëtarët ua marrin armët policëve serbë dhe trupin e dëshmorit e tërheqin në drejtim të Qirezit. Në të njëjtën kohë kishte filluar një sulm i rrufeshëm në vendin e quajtur Te Lisat Gjashtënjakë, në Likoshan nga luftetaret e lirisë, ku një patrullë tjetër e policisë asgjësohet.

Ja si e përkujton një ish-polic serb, betejën e Likoshanit

Slavisha Matejiq (46) nga Sverligu i Serbisë, nga gazeta e Beogradi Blic përshkruhet si njëri nga pjesëtarët e parë të policisë serbe i cili në vitin 1998 kishte mbetur gjallë pas plagosjes nga pjesëtarë të UÇK-së duke pasur shtatë plumba në trup. Matejiq thotë “Më 28 shkurt 1998 në Likoshan u sulmuan katër policë, dhe shton se ai me tre policë të tjerë janë nisur për t’i ndihmuar. Por, në hyrje të fshatit hasëm në pritë. Sulmuesit shtinë nga të gjitha anët dhe dy kolegët u vranë në vend ndërsa unë dhe një polic tjetër u plagosëm tre plumba më goditen në bark, u plagosa edhe në të dy këmbët, në duar, fytyrën e kisha me gjak nga thyerja e xhamave. Sulmuesit erdhën te të vrarët dhe shtinë sërish në ta për t’u siguruar se janë të vdekur. Pastaj erdhën tek unë. U bëra i vdekur, por, thotë polici serb njëri më kapi për flokësh, shtiu me armë afër zemrës por zemra nuk u dëmtua. Menduan se më vranë. I dëgjova të thoshin në shqip: “E patën”. Nuk e di çfarë do të kishte ndodhur sikur të mos vinte helikopteri me forcat speciale (ai i quan antiterroriste) thotë polici i cili tash është në pension invalidi. Përfundon Matejiq rrëfimin”.

Ripozicionimi i forcave serbe dhe përforcimet madje edhe nga ajri me helikopter, dhe kalimi në përjetësi i Beqir Rexhepit

Forcat policore dhe ushtarake serbe dislokuan dhjetëra tanke, pizgauerë, autoblinda dhe kamionë të shumtë të shoqëruara më helikopter nga ajri. Beqir Rexhepi kishte luftuar deri në mbrëmje, kur dhe kalon në përjtësi. Bie heroikisht në vendin e quajtur Lugu i Kronit të Vekshit, më 28 shkurt të vitit 1998, rreth orës 19 e 15 minuta. Beqir Rexhepi ka lënë bashkëshorten, dy bijtë, Beratin dhe Ridvanin si dhe bijën e quajtur Shotë, e cila lindi një natë para rënies së babait dëshmor. Dëshmori Beqir Rexhepi është dekoruar nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Prishtinë promovohet libri “Bir i Atdheut”, kushtuar dëshmorit të kombit, Naser Hajrizi

Naser Hajrizi ( 1962 – 1981)

Naser Hajrizi u lind më 7 gusht të vitit 1962 në fshatin Henc të Fushë-Kosovës. ...