Udhëheqësit e vendeve të BE-së sot në Kishnjev të Moldavisë diskutojnë edhe për situatën në veri të Kosovës

Sot në Kishnjev të Moldavisë takohen  udhëheqësit e 27 vendeve  anëtare të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane. Ata do të diskutojnë për një varg çështjesh, por  edhe tensionet në veri të Kosovës, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të takojë kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.  Borel  tregoi se dje i kishte kërkuar kryeministrit të Kosovës në Sllovaki që të luante rolin e tij në zbutjen e krizës dhe tha se shpreson që të njëjtin mesazh t’ia transmetonte edhe Aleksandar Vuçiqit, sot  në Moldavi. Kemi arritur në një pikë që është e domosdoshme që nivelet alarmante të dhunës të vërejtura në fillim të kësaj jave të ndalen menjëherë. Dështimi për ta bërë këtë mund të çojë në një situatë shumë të rrezikshme”, tha Borrel. Edhe kryetarja, Vjosa Osmani, ndodhet në Kishinjev për të marrë pjesë në këtë samit.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli

Kadri Veseli padit deputetin e Albin Kurtit, Visar Korenica për shpifje në lidhje me pretendimet për një projekt të ATK-së

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili gjendet në procesin gjyqësor të Gjykatës …