Brickos

KUR

Ujësjellësi ”Prishtina” kërkon nga bizneset, institucionet dhe kompanitë publike shlyerjen e borxheve

Menaxhmenti i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” me rekomandim të Bordit të Drejtorëve, njofton konsumatorët (kategorinë e bizneseve të vogla, bizneseve të mëdha, institucioneve dhe kompanive publike), se pas analizimit të gjendjes financiare, kërkon nga të gjitha këto kategori të zonës së shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, Podujevë, Shtime, Lipjan dhe Graçanicë që në afat sa më të shkurtër, duke filluar nga data 1 Maj deri më 1 Qershor 2016, të shlyejnë obligimet e tyre ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Nëse në afatin e përcaktuar, nuk fillojnë t’i shlyejnë obligimet (borxhet e tyre që i kanë më të vjetra se 3 muaj dhe me shumë mbi 500 euro), Ujësjellësi  ”Prishtina” do të fillojë të aplikojë masa ndëshkuese ndaj këtyre konsumatorëve:

Publikimi i emrave në të gjitha mjetet e informimit publik

Shkyçje individuale nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit

Inkasimi i borxheve përmes përmbaruesve privat

Sqarim:

Borxhi total i të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit ndaj KUR ”Prishtina” që nga paslufta e deri në muajin mars 2016 është 43.274.135 euro, me gjithsej 104.926 konsumatorë.

Borxhi total i konsumatorëve të kategorisë (biznese, institucione dhe kompani publike) ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, që nga paslufta e deri në muajin mars 2016 është  8.409.786  euro, me gjithsej 12.869  konsumatorë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …