UNICEF e ndihmon sistemin e shëndetësisë në Kosovë më 3.6 ton furnizime kryesisht pajisje mbrojtëse

UNICEF e ndihmon sistemin e shëndetësisë në Kosovë më 3.6 ton furnizime kryesisht pajisje mbrojtëse

Ndihma mjekësore nga UNICEF-i kanë arritur në Kosovë, si pjesë e mbështetjes për sistemin e shëndetësisë në kuadër të krizës së koronavirusit. Sot, 3.6 ton furnizime janë dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë për të mbështetur punonjësit shëndetësor në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 në Kosovë, përfshirë këtu: 36,200 dorëza, 33,600 maska kirurgjike, 2,700 maska me mbushje të dendur, 1000 kominoshe për mbrojtje, 8,960 mantele, 2,800 përparëse mbrojtëse. Shefi i zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin deklaroi se janë në dijeni se në Kosovë duhet ndihmë e menjëhershme, dhe se zyra e kësaj organizate ka reaguar shpejtë në këtë aspekt. Që nga fillimi i përhapjes së virusit, Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka lidhur partneritet me Kryqin e Kuq të Kosovës dhe autoritetet komunale për shpërndarjen e 12,000.00 pakove të higjienës familjare për familjet më në nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …