Valdete Daka e njofton kryetarin Thaçi për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e njofton kryetarin Thaçi për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re të Kosovës. Daka e ka njoftuar kryetarin Thaçi për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në fillim të këtij muaji. Në komunikatën për media të dërguar nga Zyra e Presidentit, thuhet se Thaçi e ka vlerësuar kryetaren Daka për punën, integritetin dhe profesionalizmin e KQZ-së në menaxhimin e procesit të përgjithshëm elektoral.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …