Forca e Sigurise

Nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Baki Ejupi ka ndërruar jetë sot pas testimeve fizike

Një nënoficer i FSK-së i cili punonte në Batalionin e Reagimit të Shpejtë, ka ndërruar jetë sot. Lajmin e ka bërë të ditur Ibrahim Shala, Zyrtar për Informim në Ministrinë e Mbrojtjes. “Mund të konfirmoj se ka ndërruar jetë një nënoficer”, u përgjigj ai. Mësohet se i ndjeri Baki Ejupi, 45-vjeçar, ka vdekur pas testimeve fizike. I ndjeri është me prejardhje Besiana, mirëpo punonte ne batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …