Valdrin Sahiti, i cili kujdeset për pamjen fizike dhe veshjen e Vjosa Osmanit, pranon se ka marrë pasaportë diplomatike

Valdrin Sahiti, i cili kujdeset për pamjen fizike dhe veshjen e Vjosa Osmanit, pranon se ka marrë pasaportë diplomatike

Bekim Kupina, këshilltar për media i kryetares Vjosa Osmani ka reaguar pasi “zbukuruesi”, Valdrin Sahiti, i cili kujdeset për pamjen fizike të shefes së shtetit, e pranoi se ka marrë pasaportë diplomatike. Për qindra pasaporta për të cilat tha se u raportua në media, Kupina tha se duhet të pyetet Qeveria paraprake.  Kryetarja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt, arsyetohet z Kupina. Burri që përkujdesjet për pamjen e veshjen e Vjosa Osmanit,  z. Valdrin Sahiti ka marrë pasaportë diplomatike nga Shteti i Kosovës, pasi konsiderohet se puna e tij në përkujdesjen pamore dhe stilin e veshjes të kryetares së Shtetit është pjesë  teknike mbase edhe  artistike e diplomacisë së vendit, sidomos tani kur zonja kryetare ka hequr me operacion kilogramët e tepërt, në Turqi.

Ka para të mjaftueshme Buxheti i Kosovës për të gjitha kategoritë zyrtare e pushtetare, për të gjithë zhvatësit e të gjitha prejardhjeve  e kategorive parazite, për të gjithë bijtë e bijat e ish-pushtetarëve, por nuk ka para për veteranët e çlirimtarët, për ata të cilët me gjakun, mundin e gjymtyrët e tyre, çliruan Kosovën nga sundimi barbar serb. Madje disave iu duket shumë e madhe paga mujore 170 euro e veteranit, ndërsa “zbukuruesi” Valdrin Sahiti  i Vjosës merr me siguri se 1500 ose 2000 euro në muaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …