Validimi i kapaciteve të këmbësorisë është objektivi kryesor i FSK-së në ushtrimin “Defender Europe 21” më ushtrinë amerikane

Validimi i kapaciteve të këmbësorisë është objektivi kryesor i FSK-së në ushtrimin “Defender Eurorope 21″

Po bëhet një javë prej kur Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon operacione në kuadër të ushtrimit me amerikanët, i njohur si “Defender Europe 21”. Objektivi kryesor i komandantit të FSK-së për këtë ushtrim është validimi i kapaciteve të këmbësorisë në operacionet mbrojtëse, sulmuese dhe për operacionet e stabilitetit të nivelit të kompanisë. Janë 339 pjesëtarë të Forcës të përfshirë në “Defender Europe 21” që në Kosovë ka filluar më 17 maj. Ata po zhvillojnë operacione të luftimit në Devë e Babaj të Bokës, në Gjakovë. E urdhrat per ne teren lëshohen nga pika në Aeroportin e Gjakovës, aty janë dislokuar trupat që kanë për detyrë kontrollin e operacioneve në teren duke lëshuar udhëzime dhe pranuar raporte për njësitë që janë në teren. Gjithashtu në Aeroportin e Gjakovës është dislokuar edhe një njësi mbështetëse për logjistikë, për kompanitë që janë në teren. Kolonel Ejup Maqedonci, drejtor i ushtrimit, thotë se Kosova është në mesin e 16 vendeve pritëse per ushtrimin “Defender Europe 21” që për qëllim kryesor ka rritjen e gatishmërisë operacionale dhe nderveprueshmërinë mes ushtrisë amerikane dhe vendeve partnere.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …