Valmir Elezi

Valmir Elezi: KQZ-ja kërkon nga votuesit zbatimin e masave, të cilat tashmë janë në fuqi, për zgjedhjet e 17 tetorit

Të dielën, më 17 tetor, qytetarët e vendit do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm në komunën e tyre. Këto janë zgjedhjet e dyta që po mbahen në situatën në të cilën gjendemi me pandeminë, pas atyre të përkohshmeve për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021. Edhe pse Qeveria e Kosovës në vendimin që ka marrë më 24 shtator për masat e reja antivirus ka theksuar se qytetarët të cilët nuk janë të vaksinuar së paku me njërën dozë të vaksinës ose dëshmi të testit negativ nuk do t’u lejohet hyrja në ambiente të mbyllura të lokaleve e as në qendra tregtare, KQZ-ja nuk ka paraparë që t’u kërkojë dëshmi të tilla qytetarëve që do të votojnë. Valmir  Elezi ka shtuar se nga votuesit KQZ-ja kërkon zbatimin e masave të cilat tashmë janë në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …