Uran Ismaili filloi realizimin e iniciativës për të simuluar funksionimin e qytetit kur kryetari angazhohet 24 orë në ditë

Uran Ismaili filloi realizimin e iniciativës për të simuluar funksionimin e qytetit kur kryetari angazhohet 24 orë në ditë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili sot filloi realizimin e iniciativës tjetër, shumë unike për të simuluar funksionimin e qytetit kur kryetari angazhohet 24 orë në ditë. Ai ka filluar një aktivitet 24-orësh, pa ndërprerje të takimeve, vizitave dhe diskutimeve me njerëz e institucione që kryejnë shërbime 24 orë për nevojat e qytetarëve. Punëtorët e Trafikut Urban bëjnë një punë të madhe në krahasim me resurset, hapësirat dhe kushtet që kanë në dispozicion. Mbështetja e Trafikut Urban me autobusë të rinj, hapësira adekuate e kushte të favorshme pune është e domosdoshme. Me mua si Kryetar, Prishtina do të ofrojë mbështetje për zhvillimin e trafikut urban si dhe transport publik falas për gjithë qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada e SHBA-ve: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka përsëritur thirrjen për formimin e institucioneve të …