Brickos

UÇPMB

Valon Jashari – Intervistë me z.Menderes Zeneli, ish – antar i Këshillit Politik të UÇPMB-së përgjegjës për Diasporë

1.Vendimi i 02.09.2000 mbi themelimin e Fondit “Zëri i Atëdheut”, si u themelua, ku u mbajtë mbledhja themeluse, kush ishin në atë takim prezent, dhe cili ishte qëllimi i themelimit, si mund të e përshkruaje sa më në detaje gjithë atë ngjarje që nga themelimi, veprimtaria deri tek shuaraj e këtij Fondi.

  1. Përgjigje :Kërcënimet që u paraqitën pas dislokimit të forcave serbe në Luginë të Preshevës, detyroi organizmat drejtues të Ushtrisë Clirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe të Bujanocit, të konsolidohejnë të gjithë sektorët që janë të domosdoshëm për një Luftë të Armatosur. Në këtë këuadër edhe “Fondi Zëri Atdheut”, u themelua me vendim të Këshillit Poltikë për Presheve, Bujanocë dhe Medvegje dhe Shtabitë të Përgjithsëm të UCPMB-s. Kjo ishte nevojë e domosdoshme për të ngritur në një shkallë më të gjërë të gjthë nivelin e zinxhirit logjistik, me qëllim për të qenë më afër nevojave të luftëtarëve shqiptarë si dhe për të rritë aftësinë luftarake të tyre. Duhet të theksojmë se sektroi I fonditë në kuadër të një luftë clirimtrae është nga më të rëndësishmit dhe është një ndërmarrje shumë sfiduese, I cili kërkon kombinimin e aftësive të ndryshme sepse nga ky sektorë varen shumë operacione në terren për ta mbajtur nivelin e nevojshëm të fuqisë luftarake për aq sa kërkoht kohzgjatja për të arritur qëllimin.

 Për sa i përket emrave të përvecëm, të cilës mund të iu referohemi edhe procesverbaleve, që gjenden në Arkivin e Këshillit, ka qenë: Jonuz Musliu, Sylejman Ajeti, Sadik Jashari, Ridvan Qazimi, Halil Selimi, Tahir Talipi, Shaqir Shaqiri, Sejdulla Kadriu, por dhe të tjerë…! Në mënyrë unanime është vendosur që drejtues i këtij sektori të jetë Sejdulla Kadriu

  1. Si rrjodhën rrjedhat e themelimit të Këshillit Politik?

  2.Përgjigje : Pyetja që do të duhej të shtrohej është se si rrjedhën rrethanat e themelimi UCPMB-së.

Para fillimit të luftës, gjendja e sigurisë dhe e të drejtave njerëzore e kombëtare në Kosovën Lindore ishte e tmerrshme. Shkollimi vetëm sa frymonte, ishte një terr informativ, papunësia kishte arritur shkallën 90 për qind. Kjo trevë, me 92 për qind popullsi etnike shqiptare, pothuajse, ishte dhe vazhdon të jetë treva më e diskriminuar e popullit tonë të ndarë.

Dhuna dhe represioni i egër serb, ishin bërë barrë për çdo qytetar të kësaj ane, veçanërisht që nga zhvendosja e policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë nga Kosova, në qershor të vitit 1999, kur në krahun e saj lindor u intensifikuan dukuritë e shkeljeve të të drejtave të njeriut. U vendosën postblloqet policore e ushtarake serbe në kufi me Kosovën. Paramilitarët lëviznin me makina pa tabela . Bëheshin vrasje enigmatike (Rasti biznismenit Neza). Tregtarëve shqiptarë të këtij rajoni ua plaçkisnin pasurinë. Fshatarët që jetonin nëpër fshatra etnike i detyronin të shpërnguleshin me dhunë. Shqiptarët dënoheshin me burgim për më të voglin faj, maltretoheshin udhëtarët shqiptarë që me autobusë e mjete tjera udhëtonin për në Preshevë dhe anasjelltas. Bëhej bllokimi i rrugëve të ndryshme  për shqiptarët.

Kjo ishte një gjendje e trishtuar në Luginë të Preshevës , e cila për fat të keq, vazhdon të jetë edhe sot, vetëm se në një formë të rafinuar.

Forcat serbe me çdo kusht dëshirojnë të bëjnë spastrimin etnik të kësaj pjese të trojeve shqiptare, ku gjendja edhe sot e kësaj dite është alarmante.

Në shumicën e fshatrave të Medvegjës, popullsia është dëbuar dhe në fakt shumë pak janë kthyer, edhe sot e kësaj dite Malësia e Bujanocit dhe Preshevës është gjysmë e zbrazur, nga masat e vazhdueshme represive të Serbisë.

Në këto rrethana u themelua Ushtria Clirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, e cila ishte imponim i dhunshëm i aparatit shtetëror serb sepse popullsia e atjeshme shqiptare nuk kishte zgjidhje tjetër.

Fillimisht themelimin e UCPMB-së e themeluan një grup I organizuar mirë të cilët ishin të dëshmuar në organizime të fsheta clirimtare dhe më vonë dhe në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës sic janë: Jonuz Musli, Halil Selimi, Shaqir Shaqiri, Mustaf Shaqiri, Shefket Musliu, Xhemal Zeneli, Fatmir Arifi, Sadik Ademi, Fazli Hajdari, Reshat Ajvazi, Lulzim Ibishi, Abdullah Selimi,  Sadik Jashari, Nijazi Kadriu, Sejdulla Kadriu, Ridvan Qazimi etj.

Në këtë kuadër, zgjërimi I aktiviteteve luftarake, çojn ë domosdoshmërin e krijimit të Këshillit Politik si mekanizëm për të kanalizuar aktivitetin politik të UCPMB-s. Lidhur me formimin e Këshillit Politik kontribut të jashtzakonshëm kanë dhënë ish përfaqësuesi I Zyrës Amerikane në Prishtinë, Kristofer Dell si dhe ish drejtoria politike e UCK-së si Hashim Thaci, Ramë Buja…

Fillimisht, për shkak të rrethanave, Këshilli Politik ka filluar me pesë përfaqësues si: Jonuz Musliu, Sadik Jashari, Halil Selimi, Shaqir Shaqiri, Shefket Musliu. Më vonë në një mbledhje të zgjeruar, e mbajtur në Malishevë të Gjilanit në shtëpinë e Sali Mustafës, Këshilli Politik u zgjërua edhe me këta përfaqësues:  Sulejman Ajeti, Ridvan Qazimi, Sejdulla Kadriu, Tahir Dalipi, Menderes Zeneli.

  1. Objektivi bazë i Këshillit Politik ishte zgjidhja e problemit përmes mjeteve politike, a nënkuptonte kjo që tani më UÇPMB-ja kishte hasur në mos mbështetje ndërkombëtare dhe solucioni i çlirimit dhe bashkimit me Kosovën ishte shuar?

  3.Përgjigje :-Objektivat e një strukture politike janë shumë dimensionale. Në këtë pikpamje nuk mund të them që ka munguar mbështetja ndërkombëtare por sa i përket të drejtave të shqiptarëve, që tashmë ishin të shtruar në diskutim por dhe po mbroheshin në terren nga struktura ushtarake. Ajo që velen të ceket është se po thuajse në të gjitha shtetet perendimore ka pasur një process të ndryshimit të administratës e vëçënarisht në dy shtetet ku shqiptarët I kishin të varura shpresat e ndihmës sic janë SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Natyrisht në këtë dimension ka pasur vonesa në krahasim me dinamikën që ishte në terren. Prandaj dhe pak a shumë u ofrua një zgjidhje gjysmake, jo e plotë.

  1. Në Plan Programin politik të Këshillit Politik askund nuk përmendej fjala “çlirimin dhe bashkimin me Kosovën”, a nënkuptonte se një gjë e till ishte kërkuar nga ndërkombëtaret dhe Prishtina të hiqej?
  1. Përgjigje :-Për sa i përket platformës politike, në përgjithësi e në veçanti lëvizjet çlirimtare kanë qenë në përputhëshmëri të plotë me pikpamjet e diplomacisë ndërkombëtare. Jo rrall herë shkruhet dhe vlerësohet nga studijues të shumtë se, që nga lëvizjet e fshehta çlirimtare, e deri të luftrat e armatosura, shqiptarët, përvec proceseve për çlirim, janë kujdesur dhe për mos prishjen e ekulibrave gjepolitik në rajon. Dhe kjo rëndom ka qenë një kordinim i plotë me faktorët euro-perëndimorë dhe euro-atlantik. Në këtë pik, nga studies të shumtë jemi vlerësuar si komb me përgjegjësi.

 Së dyti, përkundër asaj që në tekstin e platformës nuk përmendet në mënyrë të drejtëpërdrejtë çështja e bashkimit me Kosovën, shqiptarët e Kosovës Lindore, e veçënarisht drejtuesit e luftës, e kanë për bazë Organizimet e fshehta që nga pas Lufta e Dytë Botërore. Për të qenë sa më i qartë, më duhet ta theksojë se në Kosovën Lindore, në kontunitet kanë vepruar organizata të tilla si NDSH, e më vonë, LRBSH, të cilën e ka drejtuar kolosi i madh Adem Demaci. E gjith ky organizimi ka kulmuar në vitin 1981, e sidmos ky lëvizjeve të fshehta iu kan bashkuar studentët nga Presheva, Bujanoci e Medvegja si: Halil Selimi, Hamdi Ajdini, Jonuz Musliu, Sadik Jashari, Ymer Hasani, Beadin Hasani, Shaqir Shaqiri ,Adnan Asllani, Burhan Hasani e shumë e shumë veprimtarë të tjerë, të cilët dhe u dënuan me burgim të rëndë pikërisht për vepronin në një platformë të përbashkët me Kosovën dhe viset e saj për çlirim nga Serbia.

 Kjo është dhe peiudha ku lëvizja e fsheht në Preshevë u dëmtua bukur shumë me këto arrestime. Në këtë kohë del në pah një gjeneratë e dytë organizative të cilët ishin të padekonspiruar dhe në vitin 1987 në koordinim me disa shokë  të organizuar në Kosovë, më saktësisht, Bajram Kadriun dhe Xhevat Qerimin, në Preshevë me rrethin kemi themeluar Këshillin e Rrethit të Lëvizjes Popullore për Repblikën e Kosovës (LPRK),  cili në fillim kishte këtë përbërje : Menderez Zeneli, Nijazi Aliu, Halim Selimi, Rami Sahiti etj, të cilën për një kohë e kanë mbajtur organizimin e fshehtë në Preshevë.

 Në fund të janarit të viti 1992 Organizata është zgjërur dhe në një mbledhje në një shtëpi të varfër me plot libra, në rrugën « Qemal Shehu » në Preshevë Këshilli i Rethit të LPRK-së ka organizuar një nga mbledhjet shumë të rëndësishme ku kanë marrë pjesë dhe shumë figura që ishin marrë dhe që merreshen me politikë si Nijazi Aliu, Menderes Zeneli, Rami Sahiti, Halim Selimi, Reshat Avdiu, Adnan Asllani, Shaqir Shaqiri, Sadik Ademi, Sadik Sadiku, Nerxhivane Selimi, Sabiti ( mbiemri nuk më kujtohet) nga fshati Sefer, por dhe disa të tjerë që nuk më kujtohet.

 Vlen të theksohet se nga të gjithë pjesëmarrësit u dakordua që të vazhdohet organizimi i fshehtë deri në clirimin dhe arritjen e lirisë së plotë kombëtare. Me vendim unanim, nga kjo mbledhje, Adnan Asllani është propozuar dhe është  zgjedhur përgjegjës i Këshillit të Rethit  të LPRK-së për Preshevë, I cili më von njihet edhe për kontributin e tij në për dizajnimin e emblemës së UCK-s. kjo strukurë organizative, ka qenë dhe një nga shtyllat kryesore për organizimin e referendumit të 1 dhe 2 marsit  të viti 1992, e cila kishte platformë të qartë politike me kërkesë Autonomi Politiko Territoriale më të drejtë Bashkim me Kosovën. Në këtë parim është udhëhequr edhe Këshilli Politik për Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc është bazuar në këtë parim dhe paraorganizime të më hershme.

  1. Kush ishin përpiluesit e Plan Programit të Këshillit Politik, që ishte përpiluar më 2 gusht të vitit 2000, dhe a shërbente si platform po;/litike tani më që nga kjo kohë edhe për UÇPMB-në?
  1. Përgjigje : -Së pari , kur flitet për platformën politke të Këshillit Politik, nuk mund të shikohet si diçka ndaras nga ushtria Clirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Pra për të qenë të qartë, Këshilli Politik dhe UCPMB ishin po e njejta strukturë organizative.

 Së dyti, për sa i përket hartimit të platformës, sic e ceka dhe më lartë, të gjithë drejtuesit e luftës në Kosovën Lindore, me ndonjë përjashtim periferik, kanë qenë pjesë e lëvizjeve të fshehta me karakter kombëtar dhe me përvojë në Ushtrin Clirimtare të Kosovës. Andaj, në këtë pikpmaje, përvoja që bartnin këto përsonalitete ishte shumë e kompletuar.

  1. Në mbledhje e zgjeruar të Këshillit Politik më 30 prill të vitit 2000, çfarë u diskutua, ku flitej edhe për një platform politike të vetëme që po bëhej përpjekje, deri në këtë datë që nga marsi kur edhe u themelua Këshilli Politik deri më 2 gushte a nuk kishte një platform unike?

 6.Përgjigje :-Cështja e platformës nuk duhet të merret apriori e përfunduar kur në procesë janë të implikuar tre aktorë: palët ndërluftuese dhe pala ndërmjetësuese sic ishte faktori ndërkombëtar. Andaj, çështjet në politikë gjithnjë kanë një piknisjëje, rrugës ato shkojnë dukë ndryshuar dhe për çdo ndryshim ka diskutime për ta gjetur më të mirën e mundshmë. Me këtë dua të themë se Këshilli Politik ka pasur një platformë, por diskutimet brenda strukturës gjithnjë kanë ekzistur për një zgjidhje politike më të mirë.

  1. Funksionimi i Këshillit Politik si shkoi gjatë gjith veprimtaris së saj?

7.Përgjigje :-.Në Politikë nuk shkojnë sendet si parapërgatiten, në raste të shpeshta imponohen .Aty zhvillohej të njejtën kohë Luftë, e Këshilli Politik bënte përpjekje ta mbrojë atë që zhvillohej në Teren.Për veprimtarinë e Këshillit mund të themi se ka pas mbledhje të shpeshta ,unë kam mar pjesë në disa ,gati në çdo muaj kam udhëtuar në takimet e Këshillit.Vlen të përmendet se një Organizim i tillë nuk ecë vetë siç ishte Këshilli Politik,ku përgjegjes për mardhënje publike dhe diplimatike ishte Halil Selimi ( ku ka luajtur një rol të veçantë ). Që Lufta e UÇPMB-së ishte e lidhur ngushtë me Kosovën dëshmojnë ndihma e shokëve nga Kosova,në një Formë apo tjetër,si në mbështetje Politike ,logjistike ,funizime e mbështetje tjera, me të cilët  kam bashkëmëpunuar ku mundë të veçojë :Jashar Salihu, Ramadan Pllana,Agush Buja,Saqip Zymberi, Ismet Selmani, Qenan Mehmetin ,Osman Sadiku, Halim Selim,Sami Kurteshi,Isuf Bajrami,Ramush Haradinaj, Idriz Bala, Orhan Ibrahimi ,Zija Jakupi, Emërlla Ukshini, Xhemal Jashari,Ridvan Jashari,Mervan Xhemajli ,Faton Mehmetaj, Fetnete Ramosaj, Sadik Zeneli,Driton Tahiri,Luan Xhemaili,Skënderbe Hebibi,Bardhok Jetshi  këta janë ata që kanë dhënë me gjithë zemër për Luftën UÇPMB-së.

  1. Në negociata kur zhvilloheshin me ndërkombëtarët dhe në ato përfundimtare cili ishte qëndrimi i Këshillit Politik, dhe në fazën përfundimtare a kishte një çarje mes Këshillit Politik dhe strukturave ushtarake që vepronin në zona të luftës?

 8 Përgjigje :-Në negociatat me ndërkombëtarët, Këshilli Politik dhe Shtabi nuk kanë pas dallime të theksuara ,janë koordinuar mes veti për të gjitha çështjet ,ku ndërkohë dy antarë të Këshillit ishinë edhe antarë të Shtabit të Përgjithshëm  të  UÇPMB-së,duke mos përjashtuar dëshirën e ndonjërit për të dal para kamerave e dhënë ndonjë deklaratë të përshpejtuar, sa për tu duk.Po nuk ka bërë ndonjë dëmë të madh. Vendimet e fundit janë marrë Bashkë.

  1. Në mbledhjen e 7 majit të vitit 2001,në Konçul çfarë u diskutua, me palën ndërkombëtare si dhe po atë ditë mes Shtabit të Përgjithshëm?

 9.Përgjigje : – Jo vetëm në mbledhjen e 7 majit, por dhe në takimet e më hershme në vazhdimësi Këshilli Politik me këmbnulësi e ka mbrojtur qëndrimin para faktorit ndërkombëtare se lufta e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin ishte luftë e drejtë dhe luftë çlirimtare. Në si palë kemi paraqitur planin e vënies nën kontroll ndërkombëtarë të tërritorit të Luginës së Preshvës, cmilitarizimin e rajonit të Luginës së Preshevës dhe tërheqjëjen e forcave serbe të sigurisë si dhe zgjidhjen e cështjes së statusit përfundimtarë pas duke e njohur vullnetin e popullsisë që të deklarohen. Po ashtu në kemi praqitur edhe kërkesën për formimin e forcave vendore të rendit sipas strukturës nacionale të popullsisë si dhe mbikqyrjen e marrveshjes së arritur nga faktori ndërkombëtar. Që të jemi korrekt, kjo platëformë nuk është pranuar nga pala serbe. Por gjithashtu edhe pala ndërkombëtare nuk ka ofruar ndonjë përkrahje në këto kërkesa tona. Refuzimi i Platëformës shqiptare nga faktori ndërkombëtar ka prodhuar një situatë që njihet si përfundim i një lufte pa marrveshje për paqe. Prandaj dhe kjo luftë u ndërpre vetëm me një deklaratë për cmilitarizim, cila u ndal së përmbushuri tek çarmatosja e shqiptarëve, ani pse për të u fol se do të ishte garanci për të drejtat kolektive, politike e civile të shqiptarëve

  1. Me arrestimin e njërit nga antarët e Këshillit Politik dhe tërheqjen e njërit në fazën përfundimtare, ndikuan negativisht në funksionimin e këti Këshilli, dhe vetë vetiu a pushuan rrethant e veprimit?

10.Përgjigje .-Arrestimi i Shaqir Shaqirit, antar i Këshillit,në përfundim të Luftës është bërë gjatë vizitës në Zonën Operative të Preshevës,ku ka qenë me një Televizion të Huaj, më duket se ka qenë Zëri i AMERIKËS për të parë gjendjen në terren .Natyrishtë se mungesa e tij është ndier,po puna ka vazhduar,për tërheqje të ndonjë antari , nuk më kujtohet që dikush ka dalur nga Këshilli

Me datë 11 mars 2018

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …