Murati

Valon Murati: Ideja e ripërcaktimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë ishte përkrahur në masë të madhe edhe nga superfuqitë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se ideja e ripërcaktimit të kufijve ishte përkrahur në masë të madhe nga superfuqitë. Ai  tha se kjo ide u refuzua, duke shtuar se ia humbi Kosovës mundësinë që të funksionalizohet e të merret me çështje të tjera. Ripërcaktimi i kufijve është përkrahur nga akterët shumë të rëndësishëm është përkrahur, prej Amerikës,  Brukselit zyrtar, Francës. Ka pasur edhe  kundërshtime, por një pjesë e madhe e superfuqive e kanë përkrahur. Por për fatin tonë të keq, e për turp si shoqëri, si politikanë, ne e kemi refuzuar zgjidhjen më të mirë e cila do të na funksionalizonte tash e shumë kohë që të merreshim me korrupsionin, sundimin e ligjit, arsimin e të tjera. Për më tepër,  tash kryeministri Albin Kurti, e ka sjellë situatën që Kosova të konfrontohet me aleatët. Ne tash gjendemi në një situatë ku kryeministri na ka fut në një marrëveshje që e pranon Asociacionin, por refuzon ta implementojë e tash na konfronton  me aleatët, ka thënë, mes tjerash,  Valon Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …