Amerika dhe Bashkimi Evropian presin që më së largu sot të arrihet një marrëveshje për qetësim të situatës në veriun e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian presin që sot  të arrihet një marrëveshja  për qetësim të situatës në veriun e Kosovës. Marrëveshja nënkupton se kryeministri i Kurti, pa kushtëzime me ekuivokë  të pajtohet me kushtet që dy emisarët, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak ia kumtuan atij, në takimin e ditës së hënë. Kushtet janë, qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe dhe kthimi në dialog me Serbinë. Amerikani Escobar tha të martën gjatë një takimi me gazetarë që nëse Kurti nuk i pranon këto tri kushte, atëherë i bie që ai nuk dëshiron bashkëpunim me Amerikën  dhe BE-në, por kjo nuk mund të kalojë pa pasoja. Escobar ka shtuar që vendi i tij, Unioni Evropian dhe krejt partnerët ndërkombëtarë janë bashkë dhe me një qëndrim në kërkesat për qetësim dhe normalizim të situatës dhe nëse kjo nuk ndodh, por përkeqësohen raportet, atëherë pasojat për Kosovën do të jenë afatgjata. Escobar ka sqaruar se pasojat nuk janë të drejtuara kundër  popullit të Kosovës, me të cilin Amerika ka marrëdhënieve të shkëlqyera. Çfarëdo që Amerika ka me kryeministrin Albin Kurti, nuk do ta dëmtojë  popullin e Kosovës, por nuk do të lejojë që një individ të sillet më këtë mënyrë dhe  nuk mbështet një individ që nuk ka instinkt bashkëpunimi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …