Murati

Valon Murati: Ridefinimi i kufijve forcon shtetin e Kosovës dhe bashkon shqiptarët

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se ridefinimi i kufijve forcon shtetin e Kosovës dhe bashkon shqiptarët. Ai ka shprehur mbështetjen e tij për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë me  marrëveshje duke thënë se “vetëm ndryshimi i kufijve me dhunë sjell luftë”. “Me Asociacionin me kompetenca ekzekutive, ne bëjmë një shtet ku pakica prej 5%, çdo herë ka në dorë çelësin e stabilitetit të këtij shteti. Murati ndjehet i befasuar me ata “që gëzohen që u varros ideja e shkëmbimit të kufijve”. “Po gëzohen njerëzit që u varros ideja që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkohen Kosovës? Si është e mundur që ne aq lehtë e harruam përgjegjësinë ndaj atyre shqiptarëve që kanë qenë pjesë e të gjitha proceseve historike në Kosovë?! Ata që flasin se po prishet shteti i Kosovës duke ridefinuar kufijtë e Kosovës, unë po them që janë duke i ndryshuar tezat. Me ridefinim të kufijve ne forcojmë shtetin e Kosovës, krijojmë një shtet funksional”, tha Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor: Një përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është në procesin e përgatitjes së një draft-dokumenti për dialogun …