telegraph

Vatikani dhe të krishterët kanë për detyrë fetare t’i bëjnë krishterë, myslimanët dhe pjesëtarët e besimeve të tjera

Gazeta “The Telegraph” ka bërë të ditur se Kardinali, Kurt Koch, shefi i marrëdhënieve të përgjithshme në Vatikan, ka theksuar se mësimet e Kishës Katolike përjashtojnë aktivitetet misionare, që kanë për synim (konvertimin) e popullit hebre për shkak se ata cilësohen,“të zgjedhurit” e Zotit. Të krishterët ende kanë një mision për të konvertuar myslimanët dhe pjesëtarët e besimeve tjera në të krishterë edhe në këtë kohë të persekutimeve në Lindje të Mesme. Ai tha se, edhe përkundër dallimeve themelore në besim në mes dy feve, posaçërisht në raport me figurën e Krishtit, të krishterët duhet ta shohin hebraizmin si një “nënë. I pyetur nga gazetari i “The Telegraph” nëse kjo nënkupton se katolikët duhet të shohin drejt konvertimit të myslimanëve në katolikë, ai tha: “Ne kemi një mision për të konvertuar të gjithë popujt e besimeve jo-të-krishtere, përveç judaizmit”. Ai shtoi se kjo vlen edhe për grupet xhihadiste përgjegjëse për persekutimin e të krishterëve në Lindjen e Mesme. “Mbi të gjitha, na duhet që t’i konvertojmë këta myslimanë që përdorin dhunën, sepse motra e të gjitha besimeve është liria dhe paqja, e jo dhuna, dhe kur një besim përdor dhunën për të konvertuar të tjerët, ky është abuzim me religjionin”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …