«Shqipja në Diasporë» - takim mbarëkombëtar në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare në Diasporë

Vaxhid Sejdiu: Gëzuar Ditëlindjen e njëzet e pestë, Radio-Kosova e Lirë!

Sot, 4 janar 2024, para një çerek shekulli filloi emetimin e programit të saj Radio “Kosova e Lirë” si dhe filloi shpërndarja e lajmeve nga Agjencia Kosovapress “Shtëpia” e parë e Radios “Kosova e Lirë”, 4 janar 1999, në malet e Berishës, nga e cila u dha “kushtrimi” për Lirinë  e Kosovës

Sot, njëzet e pesë vjet më parë zëri i dashurisë për atdheun, zëri për liri jehoi maleve të Kosovës duke u dhënë zemër trimave të lirisë në fushëbetejë, aty ku zhvillohej lufta për jetë a vdekje. Dhe plot njëzet e pesë vjet atdhetarët i shoqëroi në sfidat e kohës zëri i lavdisë dhe krenarisë shqiptare “Ju flet radio Kosova e Lirë!”, Ju flet Radio Kosova e lirë!” sepse zërat që jehojnë njëherë për Atdheun dhe për Lirinë nuk shuhen kurrë. Edhe nganjëherë kur vështirësitë na ndalin frymën, zëri jehon në mendjen dhe shpirtin e shqiptarëve sepse ata që shkruan historinë më të re kombëtare nuk e shkruan për një ditë apo për një muaj, por e shkruan përgjithmonë.

Luftëtarët e lirisë në të katër anët e Kosovës ngrohnin shpirtin me zërin e Radios “Kosova e Lirë”, e cila gjatë gjithë jetëgjatësisë së saj në luftë janar – qershor 1999 u bë zë i fortë i luftës çlirimtare në Kosovë dhe jo vetëm, në bashkimin e shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare  në rrugëtimin historik në luftën e drejtë të popullit shqiptar.

Dhe sot Radio “Kosova e Lirë” është zëri më i dashur, më i pastër, më frymëzues për të gjithë ata, të cilët atdheun dhe lirinë e kanë rend të parë. Një staf simbolik, tepër profesional dhe i përkushtuar fillimisht Nezir Myrtaj, Martin Çuni, Nysret Pllana, pastaj Valdet Hoti, Shaqir Zeneli, Fatmir Dugolli, Ismet  Sopi, Rizah Berisha  si dhe reporterët nga shtatë zonat operative të UÇK-së, nën drejtimin e prof. Ahmet Qeriqit i bënë ballë stuhisë së egër dhe sulmeve barbale të pushtuesit duke dëshmuar se zërin e lirisë nuk ka artileri që mund ta ndalë.

Shqiptarët në vazhdimësi ashtu siç janë mirënjohës për sakrificën e luftëtarëve të lirisë kanë qenë dhe janë mirënjohës edhe për sakrificën e stafit të radios, jo vetëm gjatë luftës por edhe pas saj.

Sot është pra njëzet e pesë – vjetori i Radios “Kosova e Lirë”, kësaj radioje që u bë zë shpirti i gjithë atyre që ëndërronin dhe vepronin për lirinë e Kosovës, duke mbijetuar jo vetëm përballë armikut të egër shekullor por edhe përballë zërave mohues.

Në arkivin e Radio “Kosova e Lirë” do të shkruhet me shkronja të arta emri i prof. Ahmet Qeriqit, që deri më sot nuk u dorëzua, por punoi me gjithë familjen me qëllim që zëri dhe emri i radios “Kosova e Lirë” të mbetet gjallë në mesin e shqiptarëve.

Gjatë luftës kemi ëndërruar dhe besuar se pas përfundimit të saj radio “Kosova e Lirë” do të shndërrohet në një radio kombëtare, por për fat të keq lufta e padrejtë në tregun mediatik, lufta e pistë për klikime në forma të ndryshme, qoftë edhe në forma amorale la shumë media të vlefshme për të ardhmen e dëgjuesit dhe shikuesit shqiptarë jashtë loje.

Por, radio “Kosova e Lirë” që njëzet e pesë vjet punon dhe vepron në frymën e edukimit kombëtar, të një informimi të drejtë dhe të pavarur dhe në vazhdimësi nën prizmin e një realiteti historik dhe kombëtar të popullit shqiptar në Kosovë dhe më gjerë.  Ajo mbeti po ajo shtëpia  e vogël ku atdhetarët shpërndajnë lajmet në shërbim të të drejtës njerëzore kombëtare duke mbet model i lajmeve serioze, i emisioneve edukative dhe programeve kombëtare për të cilat në kohën e sotme apo në rrëmujën e sotme mediatike kemi shumë nevojë. Shumë media në gjuhën shqipe lënë shumë për të dëshiruar sa i përket gjuhës, pastërtisë së saj dhe programeve të dobëta televizive. Pra radio “Kosova e Lirë” dhe Televizioni “Dielli” janë një rreze drite në horizontin “tepër të pasur” të televizioneve private në gjuhën shqipe dhe në të ardhmen kanë nevojë për të gjithë ne.

Dhe lajmi më i mirë sot është se edhe më tutje kjo shtëpi e vogël mediatike lëshon rreze për të gjithë shqiptarët njësoj ku jetojnë dhe veprojnë sepse vetëm në këtë mënyrë përhapet e vërteta dhe prezantohet gjeografia dhe historia reale shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …