leoni

FSK-ja shënon “Ditën e Forcës“

Vazhdojnë shkollimet e kadetëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës në akademitë ushtarake gjermane

Pavarësisht se FSK-ja ende pret që me ndryshime kushtetuese apo me ligj ta marrë statusin e ushtrisë, vazhdojnë përgatitjet e pjesëtarëve të saj në shkollat më të mira të vendeve të ndryshme. Një prej tyre është edhe në Gjermani. Në qendrat ushtarake gjermane deri më tash janë shkolluar e aftësuar 165 kadetë. Krahas përpjekjeve për ta ndryshuar misionin e saj, FSK vazhdon me ngritjen profesionale të kuadrove, nëpër akademi ushtarake të shteteve evropiane. Atasheu ushtarak i FSK-së në Gjermani, kolonel Xhavit Sadrijaj, thotë se prej vitit 2012 bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Bundeswehr-in gjerman është i shkëlqyeshëm dhe deri me tani në akademitë dhe qendrat e tjera ushtarake  gjermane, janë shkolluar dhe aftësuar  165 kadetë dhe pjesëtarë tjerë të FSK-së. Kurse Sahadete Bajrami, është njëra ndër katetet e para që ka diplomuar në njërën nga akademitë ushtarake gjermane dhe  tani shërben në Forcat e Sigurisë së Kosovës. Atasheu Kolonel Xhavit Sadrijaj, thotë se momentalisht  në akademitë ushtarake gjermane janë duke studiuar tetë kadetë të FSK-së dhe në vitin e ri akademik pritet që të vijnë edhe dy kadet tjerë të  FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …