Vazhdon gjendja e rënduar nga përmbytjet në Malishevë

Dalja e lumit Mirusha nga shtrati, si dhe rrjedhave tjera të ujërave, ka bërë që situata të rëndohet nga përmbytjet. Disa rrugë që qojnë në fshatra janë bllokuar. Aktualisht mbeten të bllokuara rrugët që të qojnë në Turjakë, Panorc, Rud, Llapçevë dhe Bubël, pastaj rruga Malishevë-Duhël, Malishevë-Kijevë, Mirushë-Gurbardh, ndërsa pjesërisht është bllokuar fshati Lubizhdë.

Situata e rëndë vazhdon në Bellanicë, Banjë, Malishevë dhe vendbanimet tjera që shtrihen përgjatë lumit Mirusha, ndërsa prurjet e ujit duken shumë më të mëdha se të vërshimeve të janarit të këtij viti.

Po ashtu edhe liqeni në Mirushë, është i stërmbushur me ujë, më shumë se asnjëherë më parë.

Sot, deri në mesditë, janë evakuuar disa familje, si në Marali, Mirushë dhe në Malishevë.

Sipas drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të gjitha njësitë emergjente janë në terren dhe deri më tani nuk ka të lënduar si pasojë e përmbytjeve.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …