Vazhdon gjykimi kundër të akuzuarit për krime lufte, Slaxhan Trajkoviq

Në një gjykim që po zhvillohet kundë, Slaxhan Trajkoviqit, i akuzuar për krime lufte gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë (1998-1999), dy dëshmitarë kanë dhënë rrëfime tronditëse për veprimet e tij dhe të forcave serbe. Selimi rrëfeu një ngjarje nga 27 mars 1999, kur pretendon se Trajkoviq kishte ndaluar babanë dhe axhën e tij, duke i kërcënuar me armë dhe duke i çuar në shtëpinë e axhës së tij, e cila më vonë ishte djegur. Ai tha se Trajkoviq kishte qëndruar roje ndërsa shtëpia digjej me familjarë brenda. Selimi përshkroi se si gruaja e axhës së tij, H.S., ishte vrarë brenda shtëpisë, dhe pohon se babai i tij ka dëshmuar në atë kohë për këtë incident, duke thënë se Trajkoviq e kishte goditur me thikë H.S. para se ta linte në shtëpi që të digjej. Mustafa gjithashtu përshkroi një incident ku një plak nga fshati Sibovc ishte maltretuar dhe vrarë nga gjashtë policë serbë, përfshirë Trajkoviq. Ai tha se e kishte parë të akuzuarin duke përdorur forcë të tepruar kundër plakut.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …