Vazhdon rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje

Ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku, tha se sipas statistikave në Kosovë për çdo vit ka rritje për 20 për qind të rasteve të dhunës në familje. “Rastet e dhunës pothuaj se statistikisht për çdo vit rriten rreth 20 për qind nga viti në vit, që është alarmante. Ministria përmes ligjeve edhe ndryshimet e fundit në kodin penal të cila janë bërë i ka ashpërsuar masat jashtëzakonisht shumë për kryerësit e veprave. Mirëpo kjo po ndikon shumë pak, tash a mund të themi që kemi një vetëdijesim të ulët të popullatës apo kemi dënime jo të ashpra, karshi të këtyre rasteve mbetët të shihet në vitet në vijim. Mirëpo unë mendojë që këto raste duhet të trajtohen me seriozitetin më të madh dhe kryesit e dhunës të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin maksimal i cili parashihet me legjislacion, sidomos kur kemi të bëjmë me rastet recidiviste sepse rastet recidiviste janë ato të cilat po shkaktojnë probleme ma të mëdha” ka thënë për Ekonomia Online, ish drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku. Njohësit e fushës sociale kanë thënë se nga shkaktarët kryesor të dhunës në familje janë konsumimi i alkoolit, substancave narkotike, papunësi e madhe dhe gjendja e rëndë ekonomike por edhe faktorët tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …