Bekim Collaku

Bekim Çollaku: Mimoza mund të jetë detyruar të negociojë me Listën Serbe përmes Radojiçiqit për shkak të detyrës së saj

Bekim Çollaku, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, ka komentuar bisedën mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe Milan Radoiçiqit. Çollaku ka shprehur keqardhje për Kusari-Lilën dhe ka sugjeruar se ajo mund të jetë detyruar të negociojë me Listën Serbe përmes Radojiçiqit për shkak të detyrës së saj. “Mbase si shefe e Grupit Parlamentar ia kanë imponuar që të negociojë me Listën Serbe përmes Radojiçiqit. Nëse kjo ka qenë e detyruar nga partia e saj që ta bëjë një veprim të tillë, duhet të tregohet e sinqertë me publikun dhe të sqarojë cila ka qenë çështja dhe urgjenca që ta përfshijë drejtpërdrejt Radojiçiqin dhe kush nga kryesia e partisë, a është Kurti apo dikush tjetër, që Mimozën e udhëzon të negociojë me një njeri i cili është i ndjekur nga sistemi ynë penal,” tha Çollaku.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …