Vehapi: E kemi borxh të përkujtojmë jetët dhe veprat e dëshmorëve të kombit në mënyrë institucionale

Vehapi: E kemi borxh të përkujtojmë jetët dhe veprat e dëshmorëve të kombit në mënyrë institucionale

Me rastin e manifestimeve përkujtimore. “Java e Dëshmorëve”, Komuna e Rahovecit  organizoi Akademi solemne për dëshmorët e rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast në fillim të fjalimit të tij, kryetari, Idriz Vehapi drejtoi kritika për ish bashkëluftëtarët e dëshmorëve, për mos pjesëmarrje në këtë akademi. Jemi dëshmitarë se si u mbushën listat për statusin e veteranëve të luftës, por tani ku janë ata që nuk janë këtu për të përkujtuar dëshmorët e UÇK-së. Konsideroj që e kemi borxh që të paktën  një ditë brenda vitit të kujtohet jeta dhe vepra e tyre në mënyrë institucionale, theksoi kryetari, Idiz Vehapi. Akademia u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj, në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …