Brickos

Veli Veliu

VELI VELIU: ÇAM I RRITUR LARG ÇAMËRISË

   

                Fragment poeme

1.

Çamëri, të dua me zemër, o tokë e blertë e këngës sime,

Me bukurinë tënde më magjeps, zjarrin ma ndez në shpirt!

Të gjitha hidhërimet e jetës së përditshme i kthej në gëzime,

Çamët e vegjël duke lozur e vrapuar të rriten në dritë!

 

Luftë e përgjakshme, mbi ne, çamët, bëri kërdi ushtria mizore*,

Para syve të botës së madhe pa pikë faji u fajësuam rëndë!

Për t’ na ndjekur të gjithëve me fshesë nga vatrat shekullore,

Largimi i shpejtë, pa marrë asgjë në dorë, u bë në këmbë!

 

Pas shumë viteve jam ndalur me gjyshin tim përballë saj,

Nga faqja e malit të lartë zbret poshtë puhizë e freskët!

Gjithë jetën gjyshi i shkretë të vuajë me buzën në vaj,

Ankohet fort: Me ëndrrat e trishtueshme janë netët!

 

Të nesërmen në të njëjtin vend në mëngjesin me diell,

Unë, e as gjyshi im s’ jemi të qetë larg tokës së lashtë!

Dëshira e gjyshit të bëhet zog, të fluturojë lart në qiell,

Ta shohë mirë përtej kufirit çdo qytet dhe çdo fshat!…

 

2.

Iku dimri i ashpër me dhembje në plagë,

Plagë e hapur në shpirt, Çamëria  jonë!

Unë jam në Korçë, kufirin nuk e kam larg,

Me këngët e mia do ta vajtoj gjithmonë!

 

Nata është e gjatë, mëngjesi m’ i hap sytë,

Dielli i qeshur çdo qenie të gjallë e gëzon fort!

Shumë kohë ëndërroj, kur vjen ajo ditë,

Të kthehemi në vatra, gjatë derdhëm lot?!

 

Në tokë ilirie hapësira është shumë e gjerë,

Me shumë male e qytete nga deti në det!

Nga Malet Karpate erdhi Bisha në Pranverë,

Në Veri Krojet i turbulloi, lulet i shkeli shpejt!

 

Ne u tkurrëm shumë në hapësirën tonë,

Sulmet mbi ne nuk i ndalën dimër e verë!

Duke u mbrojtur pe lëshuam gjithmonë,

Plagët e hapura nuk i shëruam asnjëherë!

 

3

Çamëri, nga fëmijëria më rëndon

Thellë në shpirt, gjatë tërë kohës!

Çami mbeti çam, kudo që sot jeton,

nuk e fsheh lotin nga sytë e botës!

Për ty ditë e natë mendon:

Bujku me traktor thellë në arë,

Gjuetari në male me zagarë,

Punëtori te makina në fabrikë,

Mërgimtari larg në Amerikë,

Druvari me kalë në mal,

Mjeku me matel në spital,

Peshkakatri me barkë në det,

Vreshtari me shportë në vresht,

Mësuesi me nxënës në shkollë,

Pemëtari me sharrë në mollë,

Rojtari me pushkë në rojë,

Lojtari me top në lojë,

Studenti me libër në fakultet,

Bariu me dele në bjeshkë,

Nëna pranë djepit me foshnje,

kopshtari me lule në kopshte,

Udhëtari me shiutë në rrugë,

I dënuari me pranga në burg,

Piloti me sjuerdesa në aeroplan,

Argjendari me unaza në dyqan,

Shkencëtari me eprovetë në institut,

Plaku i lodhur me kërrutë,

shkrimtari me penë në dorë,

tregtari në treg me peshojë,

Minatori në minier me dritë,

Gurëthyesi me mina te shkëmbinjtë!

 

7.

Me përulje, deri në zemër të tokës,

I falemi pishtarëve të guximshëm!

Që i hapën sytë në kohën më të errët,

Ta njohim veten, të bëhemi të dijshëm!

 

Se vetëm në syrin e dritës së fortë

Gjërat shihen më mirë në thellësi!

Dhe kohën e vlefshme s’ e kalojmë kot

Në asnjë vend të bekuar në Shqipëri!

 

S’ pajtohemi me padrejtësitë e shekullit

Që na copëtuan pamshirë tokën!

Përvojën e guximin e kishin të vjetrit 

Prapë e kishin vështirë ta mbronin kokën!

 

10.

Në këtë botë, ne e kemi vendin tonë,

Çamërinë, toka më e blertë në Evropë!

Drejtësinë do ta kërkojmë gjithmonë,

Derë më derë duke trokitur me shkop!

 

Pas luftës bishat na gjakosën në zezona,

Na kanë djegur shtëpitë, na vranë duke ikur!

Por nuk na shuan shpresat për vatrat tona,

Drejt Çamërisë  sonë kaherë jemi nisur!…

 

Në kohë të ashpër ia kthyem shpinën vendlindjes,

Shumë fëmijë e pleq kanë vdekur rrugëve pa rrugë!

Drejt veriut shkonim duke u pakëzuar gjithnjë,

Pa ngrënë e pa pirë u përgjakëm në terrenin me gurë!

 

Plagët i kemi tërhequr zvarrë viseve shkëmbore,

Çdo gjë bisha na ka kallur e rrënuar përtokë!

Kurrë të mos kthehemi në vatrat stërgjyshore,

Me pleq ishin, gratë shtatzana me çamarrokë!

 

Në vatrat e zbrazëta që mbetën të shkreta,

Sollën kolonë grekë e jevgë nga Turqia fqinje!

Duke u fshehur që nga fillimi e Vërteta,

Si të ktheheshin nga mërgimi në vendlindje!

 

Vetëm ai që e lë pronën e di çka është vuajtja,

Kopshteve s’ ka zogj të pushojnë degëve e në tel!

Njerëzit e pashpirt i përvetësojnë pronat e huaja,

Me tapi të rrejshme që ua jep pushteti kriminel!

 

Dhe ja, gati po mbushet një shekull i plotë,

Ne, çamët, s’ mund të kthehemi në Çamëri!

Me dhembjen e madhe si të mos dedhim lot

Te varret e të parëve tanë! Ah! ç’ padrejtësi!

 

  • Nga krahina e Çamërisë, tokë shqiptare në jug të Shqipërisë, u shpërngulën me dhunë barbare mbi 35 mijë shqiptarë, 5 mijë banorë, civil të pafajshëm, e humbën jetën duke i masakruar gjenerali Napolian Zevra! Shovenistët grekë bën pastrim etnik me gjenocid mbi shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare heshti deri në kohën e sotme!

 

  • Shiutë: çadër, ombrellë.

(Poemë ÇAM I RRITUR LARG ÇAMERISE në dorëshkrim, Prishtinë, 2022- 65 f.)

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …