leoni

VELI VELIU: JEHONA E REÇAKUT NË BOTË        

VELI VELIU:  ME VITE DUKE PRITUR NDRYSHIMIN 

Poemë

1.

Me vite të tëra duke pritur ndryshimin e standardit të jetës,

Nëpër qendra të vendit dolëm të gjithë në zgjedhje të reja!

Jemi lodhur dhe zhgënjyer me premtime në buzë të humnerës,

Trimat e premtimeve të mëdha politike s’u futën në beteja!

 

2.

Politikanët e rryer e me përvojë qëndrojnë gjatë nëpër poste,

Kurrë nuk lëshojnë pe, frenat e pushtetit i mbajnë fort në dorë!

Në luftën e rreptë me anmikun a u harxhua krejt fryma patriote,

Kur ju luhatet kulltuku nisin të flasin për luftën e për dëshmorë!…

 

3.

Jetuam me shpresë se edhe te ne një ditë do të bëhet më mirë,

Patjetër do të ecim përpara, por kur i shohim disa nga veteranët!…

Populli i përvuajtur me sakrifica i bëri ballë kohës më të vështirë,

Menduam pas luftës energjitë e brendshme i përtërinë luanët!

 

4.

Qytetarët  e shqetësuar pak i shohin në rrugë mbrojtësit e rendit,

Në pikë të ditës në qytet ka vjedhje të bankave dhe vrasje të shpejtë!

Premtimet u dhanë për zhvillim shumë më të shpejtë  të vendit,

me këngë e valle nëpër sheshe e morën votën e popullit të qetë!…

 

5.

Çudi, intelektualët e njohur  gojën e mbyllën me dryrin e heshtjes,

në kohën më të re kur rrezikohet vendi asnjëri gjysmë fjale s’ e flet!

Qytetarët e rëndomtë  s’ janë të padishëm  dhe shohim para vetes,

Fabrikat e djeshme, ndonëse pak të vjetra, janë zhdukur  shpejt!…

 

6.

Vit pas viti u lodhëm shumë duke pritur nga politikanët diçka më mirë,

Gjithnjë jemi më të lodhur, na u prenë këmbët, gjunjët e krahët e fortë!

Ndryshe e ëndërruam këtë kohë kur ishim të mbytur në llum e errësirë,

do të kemi përkrahje edhe pas luftës nga vendet demokratike në botë!

 

7.

Nga vlimet e përditshme ngatërrohen gjërat dhe situata ç’ rregullohet,

Kur ju vije puna më ngushtë shtrembërohen në fytyrë dhe ngërdheshen!

Lypset më shumë tolerncë, mendimi me mendim demokratik nuk afrohet,

nga inati edhe para publikut kokë më kokë në kuvend si deshët ndeshën!

 

 

 

 

8.

Pas luftës s’ pati prioritet të fuqizohet bujqësia, të rritet në siperfaqe toka,

Dhe fshati i vogël malor, diku edhe fshati fushor braktiset shtëpi pas shtëpie!

Shkatërrohet ekonomia familjare kush është fajtor atje lart, natyrisht koka,

Dje me dhunë na dëbuan në Turqi, sot vetë tretemi në qendra Gjermanie…

 

9.

Si ta gëzojmë jetën e lirë? Pensinsti pa pension, në pamje më i dëshpëruari,

Orari i gjatë në firma private, punëtori shpreh indinjatë të thellë në shefin e vet!

Për të siguruar gjëra të vlefshme Lakmon pak më shumë deviza i pasuruari,

E harron shpejt prejardhjen nga fshati i largët malor, për disa vite në qytet!

 

10.

Këtu, te ne, e Mira nuk shpërblehet dhe nganjëherë mungon me vite të tëra,

Nga disa tipa injorantë me pamje të rëndë vërtet s’ e di si i duron toka!?

Në çdo kundërshti shoh fytyra tjera të papara kur shpërthejnë shumë zëra,

të gjitha përpjekjet titanike të njerëzve më të mirë si duket janë të kota!…

 

11.

Jo, s’ duhet t’ i humbim shpresat se për së miri nuk ndryshon gjendja te ne,

Lëshime e gabime ka sa të duash dhe Boshtit kurrizor iu prish drejtpeshimi!

Me të madhe të rinjtë po largohen, shumë pak të duan në këtë kohë atdhe,

Në vatrat skamnore ende nga mëngjesi lot derdhin nënat nga dëshpërimi!

 

12.

Shikon lart nën qiellin e zymtë, Këmborë e prishur nuk të zgjon nga gjumi,

As orës klasike me akrepa të drurit nuk i beson në faqen e murit të bardhë!

Ata që kurrë nuk e mësuan Notin mirë, natën, pas shiut të madh, i mori Lumi,

Në rrugë nuk i sheh më, as para vetëshërbimit për bukë të presin në radhë!

 

13.

Në epokën e re të demokracisë më s’ jemi vend i blertë prodhimtar, pësuam,

Lëvizje e madhe e popullatës, zvarriten punët, nuk ka interesim aq për ara!…

Pas tyre viteve të gjata me ngjarje të stuhishme habitemi fort si vendnumëruam,

Humbi besimi në vete dhe sot mungon hapi i vullnetit për të shkuar përpara!?

 

14.

Mjegull nuk ka mbi tokë bëhen varg veprimesh pa ndryshimet e domosdoshme,

koha ikën shpejt, njerëzit më të dashur në qytet nuk e sheh me sy gjatë ditës!

Edhe kur ulemi ngrihemi pa pushuar, kush i kujton tashti Ëndrrat e kamotshme,

Disa demagog me fjalë të mëdha na zhgënjyen edhe më shumë gjatë pritjes!

 

Kushtetuta s’ është bibël* tha i dërguari i posaçëm kur erdhi nga Brukseli,

Mendon ta presim me qilim të kuq, si i dërguari i zotit në tokën e shenjtë!

Nuk ka ndryshime pozitive te Fqinji verior, Shtegun e mbyllur assesi ta çeli,

Ne, përherë, jemi për marrëdhënie të mira me të gjithë, të veprohet drejt!

 

16.

Pësuam nga ushtritë pushtuese dhe kurrë nuk e dëgjuam si duhet më të vjetrin:

Ata që u lidhën me rrënjën e tokës mjaft mirë u mbajtëm në kohën më të egër!

Sot kur nuk ec puna si duhet duke bërë zhurmë e fajësojmë kot njëri- tjetrin,

Kundërshtari nga gjaku ynë, me fytyrën e fshehur: herë  ujk, e herë dhelpër!

 

 

17.

Në festa vallja me yllka e fatosa, ndjenjën e atdhedashurisë së madhe ta ngjallë,

Shumë parti politike, mbi tridhjetë, grinden rreptë në kafene e në oda fshatare!

Për punë të mëdha të vendit mungon besimi ndër vete, s’ merren vesh me fjalë,

Kur kriza e madhe thellohet fort, patjetër të ndërmjetësojnë forcat ndërkombëtare!

 

Më tutje nuk shkohet pa energji të reja, me të rinjtë në politikë na priftë e mbara,

Nënës plakë të liruar nga puna e rregullt nipashi duke qeshur i thotë: qëndro!

Pas aq viteve në fshat ngjitemi në grupe të vogla në lartësi malesh nga e para,

Nga maja e thepisu rrrëshqasim shpatit dhe biem shumë poshtë në pikën zero!

 

Si ndryshojnë shpejt figurat e njohura? A e njohim mirë njëri -tjetrin në politikë?

Premtimet për të bërë më shumë, Çdo gjë duhet të niset nga e para -me një zë!

Të vjetrit, ata që e njohin zanatin e maskimit me marifetet e tyre përdorin taktikë,

Kot bëhën përgatitjet e gjata të niset diçka e re dhe prapë nuk punohet asgjë!

 

Liderë partiakë për Çështje të mëdha kombëtare shtiren të gatshëm të vdesin,

Disa me ta e kthejnë kokën prapa e flasin, Xhepat e thellë për t’ i mbushur plot!

A i keni parë majmunët kur e mbushin barkun plot shtrihen në degë dhe heshtin,

Por ka të tjerë që i mbrojnë me dhmbshuri dhe janë të gatshëm  të derdhin lot!

 

21

Të urtit kur i dëgjojnë japin këshlla: Ju politikanë që sapo keni hyrë në politikë,

Për të shkëlqyer në karrier e domsdoshme t’ i mësoni ngadalë e mirë gjërat e reja!

Edhe martesat me interes me shumë kujdes me kë nesër do të bëheni mik,

Sipas momentit janë luftarakë, por kujdesen të mos futeni prapë në tjera beteja!

 

22.

Nga mosha e re ke vepruar drejt gjatë jetës- Nga hilet dhe shpifjet të mbrohesh,

Disa të njohin mirë, disa nuk të njohin gjatë natës, Skenarët përgatiten fshehtë!

Tamam ju afrohesh t’ i shtosh miqtë, prapë detyohesh prej disave të largohesh

Çka i bënë disa katila të jenë aq të këqinj dhe më për jetë të jetëve nuk je i qetë!

 

23.

Pse pushteti s’ i pengoi të këqinjtë të mos rrejnë? Kosova pa të rinjtë e mashtruar fort,

të shkojnë në vende të zhvilluara, nesër do ta ketë shumë vështirë të këndellet!

Në vatrat e pikëlluara Nënat e brengosura për fëmijët e tyre prapë derdhin lot,

Ne jemi në qendër Ballkani dhe  Qielli i madh në veriun e akullt  më shpejt erret!

 

 

24.

Veprohet në grupe të vogla të besueshme, politikanët në rrethe të ngushta mbyllen,

Nga viti në vit ndryshojnë gjërat në jetë, Veprimet e padukshme bëhen në fshehtësi!

Kur i vije puna pak më ngushtë demagogu i djallit të zi ngadalë e zbulon  fytyrën

Zemërngushti ka shpirt të vogël habitemi që synon vendin e kryesuesit në qeveri!

 

 

25.

Punëtori kërkon punë të rregulllt në firma, gjatë u sillet rrugëve vërdallë,

Kokën e ul poshtë në tokë, i ndjekur prapa gjithnjë nga një hije e gjatë frike!

Më e vështirë është Lufta e përhershme me vetveten për të mbetur disi gjallë

Kur i analizon rrethant shoqërore, fuqia e votës disa i ngriti në skenën politike!

 

26.

Pushteti fitimprurës me shokë e miq të zgjedhur e mban ende në maje të majës,

Çdo teh kritike e ka topitur duke e hedhur poshtë të mos i preket fare dinjiteti!

Nëse kundërshtarët nuk nënshtron shpejt i largon diku më larg me anë të fjalës,

Dhe kur mërzitet me të njëjtit oborrtarë shkon e pushon diku në ranishtë deti!!

 

27.

Grupe interesash të ndryshme veprojnë, për pushtet e ndara zihen gjatë mes vete,

Në polemika bëhet shumë  zhurmë në mbledhje sepse mungon argumenti logjik!

Ky vend i posa çliruar me luftë të gjatë një shekull pati shumë pengesa e derte,

Pak me vonesë i zbulon ato të rrezikshmit e nëntokës që e përdorin ndonjë taktikë!

 

28.

Vjeshta është stina më e begatë e vitit, zgjedhje të reja u mbajtën më gjashtë tetor,

Programe të ndryshme zhvillmit ekonomik për interesa të partisë apo të vendit tonë!

Në firma të mëdha private pagesat e ulëta e orari i gjatë shfrytëzohet i gjori punëtor,

Sindikatat  nuk  janë të fuqishme t’ i mbrojnë, të drejtat e tyre shkelen gjithmonë!

 

29.

Prona private është e shenjtë mbrohet me jetë njeriu dhe u rrit e zmadhua shumë,

Menjëherë s’ e larguam okupatorin, e gëlltiti pronën shoqërore në çdo vend!

Qe njëzet vjet në liri e paqe për tokat e mëdha të kooperativave bëhet kot zhurmë,

Pati shumë të interesuar në rrethe të ngushta, u copëtua shumë shpejt dhe pa rend!

 

Politika me lidhje të brendshme të zhvillohet me dialog të barabartë mes palëve,

Me qëndrime të forta të pandryshueshme, Kompromisi i fundit has në vështirësi!

Në luftën pabarabartë ishte shumë më Vështirë të qëndroje gjatë mes dy zjarreve,

Fjalë fyese e rëndë dhe e pahishme, Humbësit i mbushin brekët me lotin në sy!

 

31.

Dëshira për të parë e njohur diçka tjetër, Rruga e vështirë e panjohur deri në fund,

Shenjat e motit i ke lexuar me sy në mëngjes. Po ti ke parë shumë vende nëpër botë!

Ndodhën ndryshime të papritura dhe si të tjerëve u prish çerdhja e ngrohtë në katund,

Në qytet shpirti i fshatarit nuk qetësohet asnjëherë derë më derë udhëve derdh lot!

 

32.

Gjatë këtyre dy dekadave Vijë e drejtë e partisë së madhe u lakua goxha shumë,

Dhe disa politikanë, grykësa të paparë, kanë grabitur djallëzisht  gjatë gjithë jetës!

Shumë kohë me ta ishe kryesori në politikë, tani që mbete anash pse bën zhurmë,

Qytetarët, të gjithë, nuk janë naiva, të shohin mirë duke i ikur në çdo vend të vërtetës!

 

 

33.

Burrit s’ i mungonte forca dhe energjia rinore, ecte ngadalë hap pas hapi në këmbë,

Pret gjatë korridoreve të ngushta të administrtës, puna e tij s’ është aq e ngutshme!

Vallë, ku ta gjej  pasdite një hije të fortë të pushojë te një lis i madh, a te një shkëmb,

Për disa orë pushimi në gji të blertë natyre të ishte më larg zërave të vajtueshme!

 

34.

Mal i madh i qethur për tokë shihte çdo gjë shtigjeve të gjata vetëm duke udhëtuar,

Vret mendjen për çerdhet e zogjve që më s’ janë askund, si çdo gjë e çmuar u zhduk!

Ndalet te grumbulli i  gurëve, këtu ka qenë ndonjë Foltore e vjetër në kohën e shkuar,

Errësira vërshoi në viset tona me ardhjen e fiseve sllave, sidomos pas pushtimit turk!

 

Më dhimbset njeriu  që s’ përfitoi asgjë! Një kohë të gjatë është marrë me politikë,

Jashtë politikës e lanë të pabesët  me prapaskena të montuara që të pasurohen vetë!

T’ i mësoj më mirë disa gjëra të reja kot mori vetëm rrugën e gjatë për në Amerikë,

Për t’ u ngjitur një dite më lart në skenen politike të vendit si çdo politikan i vërtetë!

 

36.

Politikani i vjetër i afroi rreth vetes ithtarët më besnikë dhe u bë i paprekshëm në post,

Me frenat në dorën e fortë e kontrollon rreptë çdo gjë në shtetin e ri me vetadministrim!

Priten ndryshime të shpejta demokratike në politikë. Dëshiroj edhe njëherë ta shoh poshtë

Me zor ta futi për krahu në lagjen e madhe të varfanjakve të shohë kush vuan në mjerim!

 

Fund

 

 

 

 

  • Emisari Mirosllav Lajçak s’ është i drejtë me ne,nuk i bën presion qeversë shoveniste të Serbisë, që Kosovën, e shpallur shtet të pavarur e sovran, ende e mban në kushtetutin e saj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  ?    BETEJA E NIKSHIQIT

 

Jakup Ferri ishte ushtar dhe komandant i paepur,

Malësorët nëpër sulme hidheshin guximshëm!

Lufta e zhvilluar gjoks më gjoks ishte më e egër,

Një me tridhjetë viktima ra dragoi i fuqishëm!

 

Komandanti në vetëflijimin e tij e fitoi betejën,

Toka e vatra mbrohej, s’ mbrohej dot koka e tij!

Me më pak ushtarë e teknikë armatimi që e gjetën

Mbahej fort kufiri i vjetër me Plavë dhe Guci!

 

Komandanti Mark Milani shpejt mbeti pa ushtarë,

Lumi Lim i barti larg kufomat grykave dhe malit!

Gjenerali Marko Miljanov do zihej i gjallë si qyqar,

Për të shpëtuar në lumë u kap për bisht të kalit!

 

Me armë refuzohen traktet e Kongresit të Berlinit,

Malazezët më s’ ia mësynin kufirit me Shqipërinë!

Porta e Lartë ankohej -që nuk lëvizej vija e kufirit,

Malësorët me fitore e shkatërronin Perandorinë!

 

Luftën e rreptë të atit e vazhdoi Hasan Ferri, i biri,

Betejat e përgjakshme i fitonin malësorët trima!

Me vite të tëra qëndrese, nuk shtyhej dot kufiri,

Princi Nikolla s’ tronditej që kishte shumë viktima!

 

Kullën e Hasanit me gjyle topi e rrafshoi pashai turk,

Me shumë të vrarë ta zbatonte urdhërin e Sulltanit!

Shemsi Pashai me ushtarët e tij pa rënë nata u zhduk,

Malësorët ishin të pamundur në fushën e mejdanit!

 

Ushtria turke dhe ushtria malazeze pësuan humbje,

Me luftë të rreptë nuk e pushtuan Plavën me Guci!

Hasani e ndërtoi kullën në tokën e pa/ kontestume,

Qëndresë e paparë, me luftë s’ e pushtonte Mali i Zi!

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRBALLË BISHËS

 

Ti je bisha e ardhur nga Urali,

Të njoh mirë, nuk je njeriu!

Je stërvitur në hapësirë mali,

Nuk të bënë gjë bora e shiu!

 

Unë më nuk kam aspak besim

Të më afrohesh më pranë!

Në mbrëmje, e as në agim,

Lumë gjaku u derdh në Ballkan!

 

Deri sot assesi të depërtosh

Te kështjella e ëndrrave të mia!

Bëre përpjekje t’ i mësosh

Fshehtësitë e shtigjet e lira!

 

Me vite nga peizazhi i mjegullt

Gjithnjë largohen shpejt!

Mbretëria jote mali i blertë,

Kurrë nuk më le të qetë!

 

 

 

ZOGJTË E MI PROTESTOJNË

 

Zogjtë e mi protestojnë prore

dëshirojnë të fluturojnë më larg,

Drejtohen me shenjat qiellore,

Unë dorën strehë në prag!

 

Kjo hapësirë e tokës sime

Nëpër shekuj u ngushtua shumë!

Më zihet fryma në agime,

Duke shëtitur bregut mbi lumë!

 

Vijat e kufijve mes shteteve të rinj,

ende me roje të armatosura janë!

Lëvizin gjithnjë si gjarpërinj të zinj,

Evropa nuk shtrihet në Ballkan!

 

Kurrë s’ përfundoi loja me hartat

Edhe gërshërët në biseda në tavolinë!

Në kohë paqe shqetësohen vatrat,

Netët pa gjumë të gjata në Prishtinë!

 

 

 

 

DY SHTETE SHQIPTARE

 

Besoju pak zogjve në fluturim,

Je lodhur e plakur, o fqinji im!

 

Më rrallë të heshturit flasin

Ndonjëherë të mos pëlcasin!

 

Historinë e shkruaje për vete,

Ne kemi historianë në dy shtete!

 

Ata që thanë historia fillon me ne,

-Shumë herë u përgjak ky dhe!

 

Gazmend i madh është në kuvend,

Të zgjedhurit e popullit krijojnë rend!

 

Fitorja jonë i hakmerret humbjes,

Ndryshimet janë bërë pas luftës!

 

Tribuni qëndron krenar në krye,

Rrethuar anash me shumë yje!

Kontrolloni gjithashtu

Nezim Frakulla (1680-1760) ndër poetët e parë shqiptarë që shkroi poezi shqip me alfabet arab

Nezim Frakulla (1680-1760) ndër poetët e parë shjqiptar, që shkroi poezi shqip me alfabet arab

Letërsia shqipe me alfabet arab, apo sikur është bërë traditë të thuhet, me alfabet turko-arab, …