Sot në Hagë, ka filluar paraqitjen, gazetari, Nuhi Bytyçi, në procesin gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sot në Hagë, ka filluar paraqitjen, gazetari, Nuhi Bytyçi, në procesin gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 70-të, në Gjykatën Speciale  në Hagë, ka filluar paraqitjen,  dëshmitari i 71-të i Zyrës së Prokurorit, Nuhi Bytyçi në procesin gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar prokurori Matt Halling, i cili në përmbledhjen e lexuar tha se dëshmitari ka qenë gazetar i cili ka mbuluar UÇK-në gjatë luftës, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Dëshmitari 04411 ka qenë gazetar i cili ka mbuluar UÇK-në gjatë luftës. Ai ka bërë fotografi të elementeve ose momenteve të rëndësishme përfshirë edhe rolin në të cilin janë përfshirë të akuzuarit. Dëshmitari ka shkruar një libër rreth përvojës së tij të botuar në vitin 2019 që quhet “Libri i Luftës”, lexoi Halling. Nuhi Bytyçi pohoi se është autori i një libri të titulluar “Libri i Luftës”, në të cilin pasqyrohen përjetimet e tij gjatë kohës së luftës në Kosovë. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth dy ditë. Prokuroria  ka paraparë 3 deri në 4 orë për pyetje, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve rreth 7 orë e gjysmë për kundër-pyetje.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …