Vendimi i Ivanovit tensionon gjendjen në Maqedoni

Vendimi i Ivanovit tensionon gjendjen në Maqedoni

Vendimi i kryetarit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov për të mos ia dhënë mandatin për kryeministër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ka ngritur tensionet mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Pas këtij vendimi kanë reaguar lideri i LSDM-së, Zaev, i cili ka kërkuar që Ivanov ta tërheq vendimin e tij, kurse dy partitë shqiptare që i kanë dhënë nënshkrimet Zaevit për të pasur numrat e duhur për ta marrë drejtimin e Qeverisë, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, kanë reaguar për mes komunikatave, duke e dënuar këtë vendim. Ndërsa partia më e madhe shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk ka dhënë asnjë koment për media. Burime të KosovaPress-it njoftojnë për një tensionim të gjendjes në Maqedoni, pasi vendimi i Ivanovit lidhet drejtpërdrejt më platformën shqiptare, ku sipas tij ajo u arrit në një shtet fqinj.  Se çfarë do të ndodh në Maqedoni pritet të shihet në ditët në vazhdim, nëse do të detyrohet Ivanov ta pranojë Zaevin kryeministër me shqiptarët, apo Zaevi të formojë qeverinë me ndihmën e Nikola Grueskit, ose vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …