Hashim Thaçi

Vendimi i Kushtetueses, për legjitimitetin e kryetarit, Hashim Thaçi, i papranueshëm për opozitën

Tri partitë opozitare: Vetëvendosja, Nisma dhe AAK-ja vendimin e  Gjykatës Kushtetuese, i cili legjitimon zgjedhjen e Hashim Thaçit kryetar, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës për shkelje kushtetuese, mbetet i papranueshëm. Për opozitën ky vendim është i padrejtë. Rexhep Selimi nga lëvizja “Vetëvendosje” thotë se Gjykata Kushtetuese, ashtu siç është në përgjithësi drejtësia në vend, është e kapur dhe se vendimet e saj i merr varësisht nga protagonisti i rastit, e jo duke u bazuar në materien, apo shkeljet e bëra. Me gjithë vendimin e Kushtetueses, Selimi thotë se për ta zgjedhja e presidentit mbetet jolegjitime. Ai thotë se Hashim Thaçi nuk mund të jetë president i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, për shkak se nuk e përmbush parakushtin themelor dhe kushtetues, për të qenë unifikues i subjekteve politike dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Edhe Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën tha për KosovaPress se Gjykata Kushtetuese, po merr vendime të ndryshme, në raste të njëjta. Sherifi thotë se me këtë rast Kushtetuesja e ka fuqizuar një president, me argumentet me të cilat para pesë viteve ka rrëzuar një tjetër.  AAK nëpërmjet një komunikate për media ka deklaruar se ky subjekt ka kundërshtuar votimin e Hashim Thaçit president, me veprime të njohura që në ditën e votimit të tij, janë shoqëruar edhe me kundërshtim mjaft të ashpër në Kuvend, por edhe me protesta në rrugë.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …