Brickos

Vesa Berisha, mbajti koncert recital në piano

Ferizajasja Vesa Berisha, mbrëmë në Ferizaj ka mbajtur koncert recital në piano. Në këtë koncert ka marrë pjesë drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani me bashkëpunëtoret e saj, si dhe profesorë të ndryshëm të shkollës së muzikës. Pjesë e këtij koncerti ishin edhe Adea Halili dhe Eleonida Elezi. Vesa që nga viti 2013 mori pjesë në koncerte, gara, festivale e masterklasë të ndryshme. Është fituese e çmimeve të shumta (“Pianisti i Ri” 2013, 2014, 2018 çmimi i parë, 2016 çmimi i dytë, 2017 çmimi absolut dhe koncert recital në Stamboll, çmimi absolut dhe çmimin kryesor “Pianisti i Ri 2022” i cili mundëson koncertimin me Filharmoninë e Kosovës; Young Musician International Competition “Citta di Barletta” Itali 2014 çmimi i parë; “Art Festival” Dojran, Maqedoni 2015 çmimi i parë; “International Music Festival” Ohër 2015 çmimi i parë; “Festival Polyhymnia” Maqedoni 2017 çmimi absolut; International piano competition “Sergei Rachmaninoff” Bosnje e Hercegovinë 2021, çmimi i parë). Ky koncert është mbajtur në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, që po mbahen në Ferizaj.

May be an image of 7 people, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …