Veseli, Haradinaj dhe ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett pritet të takohen sot për të diskutuar për taksën 100%

Veseli, Haradinaj dhe ambasadori i SHBA-ve, Kosnett pritet të takohen sot për të diskutuar për taksën 100%

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett pritet të takohen sot. Gjatë javës së kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan nga Qeveria e Kosovës ta tërheq taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Burime brenda Kuvendit bëjnë të ditur se takimi do të mbahet sot me ftesë të kryetarit, Kadri Veseli ku do të diskutohet për taksën 100 për qind të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi ka thënë se nuk ka detaje rreth këtij takimi mirëpo ka theksuar se Qeveria vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim. Kryeministri Haradinaj ditë më parë e pranoi se SHBA-të kanë kërkuar zyrtarisht heqjen e vendimin për taksën, por ka thënë se ky vendim nuk do të hiqet derisa të arrihet një marrëveshje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë kanë deklaruar se qëndrimi i tyre lidhur me tarifat nuk ka ndryshuar. Sipas tyre, Kosova nuk përfiton asgjë nga këto masa. Heqjen e taksës e ka kërkuar edhe kryetari i vendit, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se taksa 100 për qind duhet të hiqet dhe se për teke personale nuk duhet t’i rrezikojmë raportet me SHBA-të. Pas takimit të sotëm mbetet të kuptohet nëse Haradinaj do të ndryshojë qëndrim rreth kësaj çështje dhe të arrijë ndonjë marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …