Veseli: Po përjetojnë edhe një lëndim që vjen si pasojë e tolerancës së BE-së ndaj Serbisë për përgjegjësinë historike

Veseli: Jemi krenarë për bashkëpunim me Amerikën

Bashkëpunimi për shkëmbimin e studentëve për studime në ShBA do të vazhdojë edhe më tej, sepse  dija amerikane është më e mira më botë thotë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës në “World Learning”, programin që u mundëson të rinjve nga e gjithë bota të studiojnë në ShBA përmes bursave. Pas takimit me drejtuesit e këtij institucioni, kryetari i Kuvendit tha se në kuadër të këtij projekti, 300 studentë janë përgatitur në ShBA dhe janë kthyer në Kosovë, 99 për qind prej të cilëve punojnë. “Treqind studentë të përgatitur në ShBA janë aseti më i mirë i Kosovës për transformimin ekonomik për rrugëtimin e vet euro-atlantik”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke bërë të ditur se ky program do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Carl Hammerdorfer, drejtor i Programit për Lidership dhe Transformues për Bursa dhe Partneritetet në Kosovë, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mbështetjen dhe bashkëpunimin që kanë pasur.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …