leoni

Kadri Veseli

Veseli: Mbledhja e sotme e kryesisë së Kuvendit, ka qenë ndër më të rëndat gjatë mandatit tim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka thënë se mbledhja e sotme e kryesisë së Kuvendit, ka qenë një nga më të rëndat gjatë mandatit të tij. Ai tha se pavarësisht kundërshtimeve nga nënkryetarja. Aida Dërguti, seanca e jashtëzakonshme e thirrur për Astrit Deharin do të mbahet nesër. “Është tensionuar situata pse mos të debatohet në kuvend. Nëse ka të dyshuar, këtij rasti do t’i shkojmë deri në fund. Po le të harron dikush që politikisht do të përfitojë në tragjedi të tilla”, ka thënë Veseli. Sot me 40 nënshkrime të deputetëve, kemi pasur një reagim që nuk i ka hije institucionit. Kam kërkuar që të vjen kolegia Dërguti të bashkëbisedojmë. S’kemi pranuar seancë të jashtëzakonshme pa e pasur raportin zyrtar për rastin. Është tensionuar situata pse mos të debatohet në kuvend”, tha Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …